Policia ishte gati për arrestimin e Will Smith, thotë producenti i Oscar

Will Packer, producenti i ceremonisë së Oscars 2022, tha se pas asaj që ndodhi kur Will Smith goditi prezantuesin Chris Rock në skenë, policia e Los Anxhelosit ishte në vendngjarje dhe gati të arrestonte aktorin Will Smith, në ndarjen e çmimeve të Akademisë të dielën.

Producenti Packer tha se autoritetet nuk ndërmorën asnjë veprim sepse Rock nuk pranoi të ngrinte akuzë, por gjatë fjalimit të Will Smith pasi mori çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij tek filmi “King Richard”, policia ka diskutuar në prapaskenë me prezantuesin Rock për opsionet.

Porducenti i Oscars 2022, Will Packer

“Ata thanë, ne do të shkojmë ta marrim. Ne jemi të përgatitur ta marrim atë tani”, shtoi Packer.

Packer tha gjithashtu për ABC News se ai nuk foli me Smith në natën e Oscars. Këtë deklaratë prodecenti Packer e bëri gjatë intervistës ku u shfaq vetëm një klip paraprak e shpërndarë nga ABC News përpara intervistës së Good Morning America me Packer që intervista e plotë do të transmetohet të premten.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Oscars, Smith u ngjit në skenë pasi Rock bëri një shaka për pamjen e gruas së Smithit, ku goditi në fytyrë prezantuesin Chris Rock.

Smith i kërkoi falje Rock, producentëve dhe shikuesve në një deklaratë të bërë në rrjete sociale të hënën, duke thënë se ai kishte “reaguar emocionalisht”.

Shakaja e Rock-ut për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, i referohej filmit të vitit 1997 G.I. Jane, në të cilën aktorja Demi Moore rruajti kokën. Ishte e paqartë nëse Rock ishte i vetëdijshëm se Jada Pinkett Smith ka një gjendje që shkakton humbjen e flokëve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika