Policia shpall në kërkim pesë të dyshuar për “kultivimin e bimëve narkotike”, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për veprën penale “kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Sipas njoftimit të PK-së, dy prej të dyshuarve janë shtetas të Shqipërisë, Marglen Çomani i lindur me 24 maj 1986 dhe Albion Kalemi me 5 shkurt 1998.

Ndërsa tre të dyshuarit kosovar janë: Gzim Gashi nga Klina, Faik Gashi nga Klina dhe Selim Gashi nga Ceroviki i Klinës.

“Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale ‘Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika