Presidenca Suedeze ka nisur konsultimet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Flamuj të BE-së

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment, ajo nuk dëshiron t’i paragjykojë se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.

Këtë e ka thënë në Bruksel, ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së, shkruan REL.

Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel, të cilëve u ka shpalosur prioritetet që Suedia do t’i ketë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

“Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën, dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa, tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE ka thënë se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural, por edhe politik.

“Është një vendim procedural, por ka një rëndësi të madhe politike. Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve, por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet, do t’i njoftoj vendet anëtare. Kemi dy alternativa: T’ia bartim Komisionit apo të mos ia bartim Komisionit. Por, po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje” ka thënë ambasadori Lars Danielson.

Sipas procedurave në BE, pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga
Komisioni Evropian që të përpilojë mendimin se a i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE, më 15 dhjetor.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë ta shqyrtojë atë kërkesë, por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj.

Tash, atë dosje në duar e ka Presidenca Suedeze, e cila po konsultohet se si të vendosë.

Pas Suedisë, Presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend anëtar, i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika