Presidenti i KE-së: Diskutuam për liberalizimin e vizave, shtetet e BE-së vendosin veç e veç

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se fokusi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Ai përmendi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, ku tha se për një gjë të tillë shtetet e BE-së vendosin individualisht secila veç e veç

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën, por sipas tij, kjo vendoset individualisht nga shtetet përkatëse të BE-së.

Ai theksoi, nevojën për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E kemi diskutuar për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar me vëmendje, çështjet. Anëtarët e BE-së vendosin veç e veç. Angazhimi i Kosovës duhet të përqendrohet në dialog, dhe duhet të implemetohen të gjitha marrëveshjet e arritura, dhe është koha të shikojmë përpara, për të mirën e regjionit”, ka thënë ai.

Michel, po ashtu kërkoi nga Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, të cilat sipas tij do ta krijonte një treg të përbashkët.

Ai bëri të ditur se javën e ardhshme do të takohet, me 27 liderët e BE-së, ku sipas tij, do të krijohet mundësi për shfaqje të unitetit.

“Kosova duhet të marrë pjesë ne forumet regjionale të cilat do t’i forcojnë dhe implemetojë të gjitha agjendat për një treg të përbashkët, që do ta sjellë rajonuin tuaj më afër së bashku”, ka thënë ai.

“Në javën e ardhshme do të kem kënaqësi që t’i takojë 27 liderët e BE-së dhe do të kemi mundësinë ta shfaqim unitetin tonë, dhe t’i riafrimojmë vlerat tona të përbashkëta”, ka vijuar ai.

Presidenti, i Këshillit të Evropës e falënderoi shtetin e Kosovës, për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Michel për synimet e Kosovës që të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michael, e ka komentuar edhe synimin e Kosovës për aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat.

Një nga kriteret kryesore sipas tij, është sundimi i ligjit, të cilin e ka quajtur “ADN të këtij procesi”.
Po ashtu, ai ka kërkuar normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, si dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur më herët.

“Duhet te ketë progres në normalizimin e raporteve Kosove – Serbi, duhet te implementohet të gjitha marrëveshjet e mëhershme. Shpresoj që në muajt e ardhshëm të kemi progres te madh. E di që ka pikëpamje të ndryshme por duhet të adresohen me kurajo nga të dy anët. E kuptoj qe Kosova ka për qellim që të aplikojë për anëtarësim, pastaj fillon procesi në BE. Çështja e sundimit të ligjit është ADN-ja e këtij procesi”, ka thënë ai.

Në pyetjen se pse nuk e ka përmendur njohjen, por vetëm termin “normalizim”, për dallim nga kancelari i Gjermanisë Olaff Scholz, i cili e kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra tjetrën, Michel nuk u përgjigj direkt, por vetëm përmendi çështjet që duhet të zgjidhen.

“Janë tri çështje komplekse që duhet të zgjidhen. E para pajtimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, problemet që janë ne Bosnje e Hercegovinë, dialogu Beograd – Prishtinë. Besoj se në ty anët do të ketë progres. Është shumë me rëndësi për neve që ti kryejmë detyrat e shtëpisë. Është me rëndësi nga ana e Ballkanit që te ndërmarrin veprime për te ulur tensionet”, ka thënë ai.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Charles Michel do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takim i cili do të mbahet me dyer të mbyllura.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika