Presidenti i Maltës pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me gardën ceremoniale presidentin e Maltës, George Vella

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe presidenti i Maltës, George Vella





Presidentja Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore të parin e Maltës, George Vella.

Krerët e shteteve do të mbajnë konferencë për media pas pritjes me gardën ceremoniale.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin për media.

Pamje nga pritja e presidentit të Maltës, George Vella

Presidenti Vella është duke qëndruar në Kosovë me ftesë të presidentës së vendit, Vjosa Osmani.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika