Presidenti iranian do ta vizitojë Sirinë të mërkurën

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Damask të Sirisë të mërkurën, me ftesë zyrtare të presidentit sirian për një vizitë dyditore “shumë të rëndësishme”, njoftuan mediat shtetërore.

“Udhëtimi në Damask të mërkurën e ardhshme është një udhëtim shumë i rëndësishëm, për shkak të ndryshimeve dhe zhvillimeve që po ndodhin në rajon,” u citua të ketë thënë ambasadori i Iranit në Siri, Hossein Akbari.

Vizita vjen në sfondin e një afrimi midis rivalëve rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite, dhe rritjes së angazhimit arab me Damaskun, shkruan REL.

Irani është një aleat kryesor i presidentit, Bashar al-Assad dhe i ka dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake regjimit të tij gjatë konfliktit 12-vjeçar të Sirisë.

“Ky udhëtim, jo vetëm që do të jetë i dobishëm për Teheranin dhe Damaskun, por është gjithashtu një ngjarje shumë e mirë nga e cila mund të përfitojnë edhe vendet e tjera të rajonit”, u raportua të ketë thënë Akbari.

Vizita e Raisit do të jetë e para e një presidenti iranian në Damask, që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.

Presidenti i fundit iranian që vizitoi kryeqytetin sirian ishte Mahmoud Ahmadinexhad, në shtator 2010.

Republika Islamike financon, armatos dhe komandon një numër grupesh të milicisë siriane dhe të huaja që luftojnë përkrah forcave të armatosura të rregullta të regjimit të Asadit, mes tyre kryesori i grupit të fuqishëm Hezbollah të Libanit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika