Presidenti ukrainas: Ukraina ka një sasi të drithërave prej 10 miliardë dollarësh në dispozicion për shitje

Pas arritjes së marrëveshjes për eksportimin e grurit të Ukrainës, presidenti ukrainas ka thënë se Ukraina ka një sasi të drithërave prej 10 miliardë dollarësh në dispozicion për shitje, dhe kjo sipas tij është një demostrim se Ukraina mund t’i rezistojë luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka një sasi të drithërave prej 10 miliardë dollarësh në dispozicion për shitje. Kjo sasi është në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Rusinë për t’i zhbllokuar furnizimet.

Presidenti ukrainas për mediat e huaja ka thënë se përafërsisht 20 milionë tonë të të korrave të drithit të vitit të kaluar do të eksportohen.

Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja të premten e 22 korrikut kanë nënshkruar marrëveshje në Stamboll për t’i rihapur portet ukrainase të Detit të Zi për eksportet e grurit.

Kjo marrëveshje mes shteteve ka ndikuar në rritjen e shpresave se kriza globale ushqimore do të lehtësohet.

Zelensky ka thënë se kjo marrëveshje është një demonstrim i radhës se Ukraina mund t’i rezistojë luftës.

“Në këtë kontekst, i jam veçanërisht mirënjohës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për përpjekjet e tyre”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Zelensky.

 

Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika