Presidentja e Iniciativave Akademike Julia Rosen nga Arizona State University, pjesë e Ceremonisë e Diplomimit në Universum International College

UNI-Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr 1 për inovacion, duke iu ofruar kështu studentëve të tij një përvojë akademike të klasit botëror.

Ky partneritet mes UNI dhe Arizona State University shënon një arritje të rëndësishme në aspektin arsimor, duke u ofruar studentëve një mundësi unike të standardeve të larta akademike ndërkombëtare, dhe tashmë gjenerata e dytë e studentëve të Universum International College diplomoi me diploma të fuqizuara nga Arizona State University.

Julia Rosen, Presidentja e Iniciativave Akademike Globale nga Arizona State University, pjesë e ceremonisë së diplomimit dha një fjalim të shkurtër në ceremoninë e diplomimit të studentëve të UNI-Universum International College.

Presidentja Rosen e filloi fjalimin e saj duke i përshëndetur studentët dhe të gjithë të pranishmit e tjerë dhe duke i uruar studentëve diplomimin, ku shprehet:

“Teksa diplomoni nga UNI-Universum International College, i cili është partner institucional i Arizona State University në Prishtinë, Kosovë, kjo ditë shënon përmbledhjen e viteve, vendosshmërinë, përpjekjen dhe rezistencës tuaj. Ky është një moment i rëndësishëm për ju, familjet tuaja dhe të gjithë ata që ju kanë mbështetur gjatë rrugëtimit tuaj.”

Julia Rosen më tej shtoi që e gjithë përvoja e tyre akademike ka përfshirë një punë të madhe përgjatë studimeve të tyre dhe kjo është jashtëzakonisht e vlefshme sepse tani ata janë të gatshëm për të ndikuar në botë, ku shprehet më tej:

“Ju qëndroni në krye të një të ardhme me mundësi të pakufishme si i/e diplomuar e UNI-Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University, dhe tani jeni të pajisur me të gjitha mjetet për të adresuar të gjitha sfidat në një botë në zhvillim.”

Më tej, Julia Rosen theksoi rëndësinë e rrjetëzimit me profesorë, studentë, alumni dhe shumë të tjerë nga UNI  dhe Arizona State University dhe mbështetjen e vazhdueshme nga këto dy institucione.

Për fund ajo e përmbylli fjalimin e saj duke shtuar:

“Ne jemi shumë krenarë, të jemi pjesë e stories suaj dhe të shohim mënyrat e ndryshme se si ju do të kontriboni në botë.”

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika