Presidentja Osmani në takim me ministrin Lipavsky: Është vendimtare që vizat të hiqen gjatë Presidencës çeke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, ka deklaruar se është vendimtare që vizat të hiqen gjatë Presidencës çeke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, me të cilin ka diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Osmani ka falënderuar ministrin Lipavsky për angazhimin konstruktiv të Çekisë për t’i dhënë fund këtij procesi përgjatë Presidencës çeke.

Ndërsa, ajo ka përsëritur qëndrimin e saj duke thënë se vonesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë, prandaj llogarisim në mbështetjen çeke në këtë aspekt si bartëse e Presidencës së Këshillit të BE-së”, ka theksuar presidentja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky

Përveç temës së liberalizimit të vizave, Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për vendin tonë.

Po ashtu, Osmani ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e vendit tonë, me të cilën ndajmë vlera themelore demokratike dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.

Pamje nga takimi

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, Osmani ka theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian si dëshmi e përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për integrim evropian.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, ajo ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, sipas saj, është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shprehur besim të plotë që Republika Çeke do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu është shprehur ai gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Lipavsky, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.



Bislimi shprehet i bindur se Çekia do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika