Presioni ndërkombëtar, zgjidhja e vetme për dorëzimin e Radojiçiqit

Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë po shihet si e vetmja rrugë për të mundësuar dorëzimin në Kosovë të terroristit Milan Radojiçiq. Kjo pasi zyrtarë të lartë serbë vazhdojnë të mohojnë mundësinë që atë t’ia dorëzojnë institucioneve kosovare për të dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë. Çdo ditë që ai e kalon në liri, vlerësohet e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës

Ekstradimin e Milan Radojiçiqit në Kosovë e quajti të pamundur zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Dorëzimi i kryeterroristit serb pas sulmit në Banjskë, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania, kërkohet me ngulm nga institucionet kosovare.

Por, mundësia e vetme që kjo të ndodhë, sipas anëtarit të Komisionit parlamentar për Siguri, Enver Dugolli thotë se është presioni nga Amerika dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë mbi Serbinë.

“Të them të drejtën pa një presion të madh nga Bashkësia Ndërkombëtare,  të ketë lëvizje në këtë drejtim,  përçka se ai është i lirë atje në Serbi dhe vazhdon me aktivitete të përditshme, stërvitë dhe nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket ekstradimit”.

Por, pse Serbia nuk po pranon ta dorëzojë Radojiçiqin?

“Vuçiq e Daçiq nuk e dorëzojnë Radojçiqin, pasi i bie sikurse ta dorëzojnë vetëvete, pasi ata qëndrojnë pas Radojçiqit,” tha Dugolli.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se lënia e Radojçiqit në liri nënkupton automatikisht rrezik për shtetin e Kosovës.

“Pa dyshim që do të nxitet me deklarata të tilla të Beogradit zyrtar që të marrë ndonjë cenim të mundshëm të territorit të Kosovës” tha Drizan Shala, Njohës i çështjeve sigurisë

E krejt çka Serbia mund të bëjë, sipas Shalës, është arrestimi i Radojiçiqit nga prokuroria serbe dhe mbajtja e tij disa ditë prapa grilave sa për t’u arsyetuar tek ndërkombëtarët.

“Sipas asaj që mund të vërehet dhe narrativës qeveria e Serbisë do të argumentojë që pushtetet janë të ndara dhe do të nxisë prokurorinë të bëjë një ftesë sa për të arsyetuar veprimet hetimore, dhe te dal mirë para faktorit ndërkombëtar”.

Radojiçiq udhëhoqi grupin e tij terrorist gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika