Prishtina do të blejë 31 autobusë, 6-8 prej tyre do të jenë elektrikë

Ilirik Musliu ka thënë se në shtator të këtij viti, Prishtina do të blejë 31 autobusë, ndërsa për rritjen e çmimeve të biletave ka thënë se kjo vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve

Ilustrim

Prishtinës do t’i shtohen edhe 31 autobusë të rinj, disa prej tyre elektrikë, me të cilët pritet edhe shtimi i linjave të reja.

Ilirik Musliu, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se në muajin shtator të vitit 2022 do të fillojë procedura për flotën e re që parasheh ardhjen e 31 autobusëve. Në mesin e 31 autobusëve, 6-8 autobusë janë elektrikë.

“Prej këtyre 31 autobusëve së fundmi ne kemi bërë një ndryshim prej kërkesës me qëllim se brenda flotës të kemi edhe minibus. Qëllimi është që këta minibusë të funksionojnë në zonat rurale, periferike, ku kemi më shumë kërkesa prej qytetarëve, por në të njëjtën kohë ka shumë mundësi dhe potencial të shtohen linja të reja”, ka thënë Ilirik Musliu.

Musliu ka treguar se pas kalkulimeve në lidhje me çmimet e biletave është e pamundur të operojnë me çmimin aktual të derivateve, pasi brenda kërkesës së BERZH-it, është argumentuar që ata kërkojnë stabilitet financiar. Në shtator të vitit 2022 pritet të këtë rritje të çmimit të biletës për udhëtarët për 10 cent dhe çmimet do të variojnë 40 centë në 50 centë.

“Kërkesa e dytë është shtrenjtimi i biletës prej 40 centë në 50 centë, e që realisht kjo kërkesa e dytë është më e ndjeshme, për faktin që jemi duke u ballafaquar me një ngritje të lartë çmimeve dhe më një krizë, mirëpo këto janë edhe arsyet pse BERZH-i ka kërkuar të ketë edhe një ngritje të çmimit të biletës”, ka shtuar Musliu për KP.

Ilirik Musliu, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës ka theksuar se çmimet kanë shënuar ngritje kudo dhe shpreson që qytetarët ta mirëkuptojnë këtë situatë.

“Ne procedurat do t’i fillojmë në shtator, pastaj procedura ka disa afate kohore, të cilat janë të parapamë me ligj. Andaj jo shumë shpejt mundemi të pranojmë flotën e re, mirëpo do të ketë koordinim në mes të unazës qendrore dhe autobusëve elektrikë, të cilët është paraparë të operojnë brenda kësaj unaze. Kjo taskforca është e njëjta e cila punon edhe për trafikun dhe mobilitetin dhe të gjitha ndryshimet e unazës në trafik, andaj do të këtë harmonizim të vendimeve me qëllim të kemi autobusë të operojnë edhe unaza dhe në të njëjtën kohë këto dy shërbime të jenë në shërbim të qytetarëve”.

Sipas Musliut, me ardhjen e autobusëve të rinj, do të mundësohen biletat e integruar, biletat javore, mujore dhe vjetore, ku do të jetë një kompani përgjegjëse vetëm për transportin publik.

Ndërkohë, për unazën qarkore, Musliu ka shtuar se testimi i tretë i saj do të bëhet në shtator dhe parashikohet të jetë testimi final para implementimit.

“Ne mendojmë në shtator ta kemi gjithsesi testin e radhës, nuk po dëshirojmë në muajt korrik dhe gusht për shkak të sezonës, për shkak të manifestit, Sunny Hilli-it. Gjithashtu kemi edhe shumë ngjarje të tjera, të cilat janë të paraparë në kryeqytet në këto dy muaj, korrik dhe gusht. Andaj kemi vendosur që në shtator të kemi testin e radhës, testi i radhës do të jetë në ditë të punës, ndoshta do të jetë i gjatë më shumë se dy ditë dhe do të jetë testi i fundit para së të lëshojmë implementimin e unazës”.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika