Pritjet kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdarë zgjasin deri në një orë e gjysmë

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritje të zgjatura në disa pika kufitare të Kosovës, me kohëzgjatje deri në një orë e gjysmë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera koha e pritjes është maksimumi 5 minuta

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mëngjesin e së martës ka njoftuar për kohëzgjatjen e pritjeve në disa nga pikat kufitare të Kosovës.

Në Merdarë, që nga ora 08:13 koha e pritjes për në hyrje është gjysmë ore, ndërsa, për në dalje është rreth një orë e gjysmë.

Te Dheu i Bardhë pritja e bashkatdhetarëve është rreth një orë, ndërsa, për në dalje është rreth 5 minuta.

Në Mutivodë, pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta, gjithashtu edhe në pikat kufitare të tjera, koha e pritjes është jo më shumë se 5 minuta.

Statistikat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Ndërkaq, sa u përket kolonave për dalje nga Kosova, nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është bërë e ditur se janë afro 1 mijë metra kolonë në hyrjen e pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Kolona e veturave për në dalje te vendkalimi kufitar Merdarë është deri në 500 metra.

Po ashtu, raportohet se kolona ka edhe në hyrje në Vërmicë, ku paraqiten të jenë rreth 100 metra.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika