Procedohet në Qeveri koncept-dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative

Koncept-dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative është proceduar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas kësaj të fundit, me anë të këtij dokumenti do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e punës.

“Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës. Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka shkruar Haxhiu.

Kjo e fundit ka deklaruar se ky rast paraqet një zotim tjetër të përmbushur.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika