Profesori amerikan – Kurtit: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi s’do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA

Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ekziston “një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”. Lidhur me këtë, profesori amerikan ka thënë se Kurti duhet të kuptojë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “Bloombergun” në Slloveni, Kurti kishte thënë se ekziston “një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”.

Lidhur me këtë, profesori amerikan ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kuptojë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA, pavarësisht së çka i servohet Serbisë në këto kohë nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Kur ai deklaroi se ekziston “një ndjenjë urgjence” për të zbatuar marrëveshjen dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2024, ai duket se sugjeron se kjo urgjencë është nxitur sepse SHBA-ja dhe BE-ja gjithashtu duan të largojnë Serbinë nga ndikimi i Rusisë. Po, ky mund të jetë qëllimi përfundimtar i SHBA-së dhe i BE-së, por Kurti duhet të kuptojë se normalizimi i marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Serbisë nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA, pavarësisht se çfarë SHBA-ja dhe BE-ja i ofrojnë Serbisë në këtë moment”, ka shkruar ai.

Sipas Ben Meir, Kurti mund të ndihmojë procesin e normalizimit fillimisht duke adresuar çështjet e pazgjidhura të zgjedhjeve dhe Asociacionin e Komunave Serbe dhe të ulë tensionet me Serbinë.

Ai thekson se në intervistën e tij të fundit për Bloomberg, Kurti duket se e zbut qëndrimin e tij lidhur me nevojën për zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës si dhe zbatimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Përpos urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, Kurti ka thënë se është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Për të, kthimi në marrëveshjen e Ohrit është e vetmja rrugë përpara.

“Marrëveshja është në tavolinë ende”, thoshte Kurti.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika