Prokuroria e Ferizajt nis hetimet për rastin e vdekjes së shtetases së huaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka iniciuar hetimet për rastin e shtetases së huaj, e cila është gjetur pa shenja jete mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka iniciuar hetimet për rastin e shtetases së huaj, e cila është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi”, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka thënë se po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti.

“Prokuroria qysh mbrëmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, po punohet intensivisht që të dihet shkaqet e rastit. Për momentin nuk mund të themi asgjë pasi jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, Policia e Kosovës, në raportin e sotëm 24-orësh, rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

Lexo më shumë: Policia e cilëson si “të dyshimtë” vdekjen e shtetases së huaj në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Autostrada “Arbër Xhaferi’’ /  21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur në një trup të pajetë të një viktime femër-shtetase e huaj.  Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika