Prokuroria në Gjilan njofton për ankesë ndaj vendimit për vrasjen e Agonis Tetaj

Prokuroria Themelore në Gjilan është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Agonis Tetaj

Prokuroria Themelore në Gjilan





Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se do të parashtroj ankesë ndaj Gjykatës Themelore në Pejë, për vendimin ndaj Shaban Gegajt, të dënuarin për vrasjen e Agonis Tetajt.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marr Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtroj ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë ricilësimin e veprës penale, nga “Vrasje e rëndë” në Vrasje nga pakujdesia”.

Lidhur me këtë, përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të parashtrojë ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia”  dhe ndaj vendimit mbi dënimin.

Gogaj me 5 vjet burgim është dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, sipas njoftimit për media, nga Prokuroria në Gjilan thuhet se vendimi i tyre është marrë për shkak të interesimit të media-ve dhe OJQ-ve që monitorojnë Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Gjithashtu, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur “skandaloz dhe të padrejtë” vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.





Ministrja Haxhiu e quan “skandaloz” vendimin e Gjykatës ndaj Shaban Gogajt

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika