Prokuroritë të rezervuara për të informuar palët për rastet e tyre

Prokuroritë në Kosovës, nuk ofrojnë as informacionet bazike, për palët që janë të përfshira në rastet që hetojnë. Njohësit e drejtësisë thonë se disa nga prokuroritë janë të papërgjegjshëm, meqë nuk tregojnë as emrin e prokurorit që merret me rastet që i përfaqësojnë, derisa një kërkesë pikërisht për këtë i ka shkuar zyrës së Kryeprokurorit të shtetit nga familja e Liridona Ademajt

Pallati i Drejtësisë

Një shkresë, brenda së cilës ishte një kërkesë urgjente ka shkuar në adresë, të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, e atij të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kjo nga vëllau i Liridona Ademajt, e cila u vra muajin e kaluar, me kërkesë të bashkëshortit të saj. Në shkresën të cilën e ka bërë publike, vëllau i saj thuhej se organi i akuzës nuk i ka njoftuar se cili prokuror e ka rastin dhe se në çfarë faze kanë arritur hetimet.

“Jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media.”

Por, ky nuk është rasti i vetëm, ku prokuroria nuk ka ofruar informacione bazike për palët. Sipas avokatit Osman Havolli, shpesh përballen me situata të tilla.

“Kjo është evidente dhe kemi raste kur nuk mund të marrim informacione se te cili prokuror është rasti dhe kjo mendoj që është e panevojshme për faktin se njerëzit profesionistë, që bëjnë punën e tyre avokatët, gjyqtarët prokurori i dëmtuari, edhe qoftë edhe pala i pandehuri, ka të drejtë ta dijë se kush është i ngarkuar”, ka thënë Havolli.

Duke folur edhe për rastin e vrasjes së Liridonës, Havolli thotë se institucionet e kanë për obligim që të informojnë edhe opinionin, mbi rrjedhën e hetimeve e zbardhjes së këtij rasti.

Të njëjtën e thotë edhe juristi Anton Nrecaj, i cili shton se bëhet fjalë për obligime ligjore, që informacionet bazike, të ndahen me palët.

“Në praktikë e kemi probelemin tjetër, sepse ka shumë raste kur prokurorët thjesht, ose nuk janë të përgjegjshem, nuk i përgjigjen kërkesave të palëve në proces që duhet të kenë informacione, ato ose dokumente ato të cilat ua lejon ligji me pasë qasje, në këto situata natyrisht që prokurorët janë të papërgjegjshëm, dhe në situata të tilla në një proces gjyqësor atëherë palët nuk janë të barabarta”, ka thënë Nrecaj.

Në lidhje me kërkesën e familjes Ademaj, por edhe me shqetësimet e ngritura nga avokatët, nuk janë përgjigjur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika