Protesta e veteranëve në Prishtinë dhe kërkesat e tyre

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan dje në sheshet e kryeqytetit dhe shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë aktuale. Protesta ishte paqësore dhe nuk kishte asnjë incident

Dje (e shtunë) veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan nga ora 18:00, në Prishtinë.

Në lidhje me këtë protestë, shumë vetura të Policisë së Kosovës me dhjetëra pjesëtarë dhe ekipe të zjarrfikësve u vendosën në oborrin ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë.

Në këtë protestë qindra qytetarë u mbledhën në sheshet e Prishtinës, në të cilat mbizotëronin flamujt kuq e zi dhe këngët patriotike shqiptare.

Protestuesit në disa raste borhoritën “Poshtë Qeveria”, kurse, “Mimozë: A t’kallxoj “Radoja” se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”,  “Mimozë: Ti fyej veteranët e Jabllanoviqi “nënat” e tyre” – janë disa nga pankartat që protestuesit mbajtën në duar.

Protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, e mori fjalën i pari në protestën e veteranëve. Ai në fjalimin e tij emocional pati akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quajti gënjeshtar.

Qerkini tha se veteranët po trajtohen mizorisht nga kjo Qeveri, për të cilën tha se duhet “të shkojë në shtëpi”.

“O ju që po na udhëhiqni, o ju që ua dhatë votat 50%, ku jeni, çka ju vyn me ju thanë. Ju nuk e dini çka është liria, ju dini vec me na rrejtë, me na shëmtu edhe ma zi ata që na kan sëhmtu, ata të tmerrit të 98-99. Tmerr po jetojna. E kemi gzu një liri që po e dëmtojmë. Këta që po thonë veteranët nuk kanë të drejtë me pas një pagë normale, s’kanë drejt me jetu, fëmijët me i shkollu”, tha ai.

Qerkini tutje tha se kryeministri Kurti nuk mund t’i gënjejë “ata që i ka gënjyer para dy vjet e gjysme”.

“U kisha lut shqiptarë me karrika të buta duke ladru në Evropë e Botë, kthehuni popullit, ai që nuk e rahaton popullin mos u rahatoftë në jastëkun ku flen. Ti tregojmë politikës që nuk e ki mirë, kthenu popullit, e leni përrallat. Nuk mund t’i rrejt ata që i ke rrejt para 2 vjet e gjysmë, o kryeministër, edhe ata janë mbushë mend kush është Albin Kurti. Rrini të fortë, rrini qashtu qysh jeni, folni qashtu qysh keni me punu. Kjo është e vogël çka duhet me ba nëse nuk na dëgjojnë”, tha ai.

Pas 26 minutash, përfundoi protesta e veteranëve, ku pati mesazhe politike kundër Qeverisë së Kosovës. Protesta ishte paqësore, dhe nuk pati asnjë incident.

Veteranët kërcënuan me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale.

Në këtë protestë, u kërkua që veteranët e luftës të trajtohen me dinjitet.

Përveç organizatave të veteranëve të luftës, këtë protestë e përkrahën edhe disa parti politike, si PDK-ja, AAK-ja, PSD-ja e kështu me radhë.

Ata që morën fjalën kërkuan që Lëvizja Vetëvendosje të mos votohet më, teksa kryeministrin Albin Kurti e quajtën mashtrues.

Arsyeja e thirrjes së protestës është kundërshtimi i miratimit të Ligjit të Pagave, të enjten në Kuvendin e Kosovës, që i lë ata jashtë rritjes së benificionit.

Po ashtu, një nga arsyet është edhe audio-incizimi i Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiqit, ku dëgjohet Kusari duke folur për veteranët dhe për listat e tyre.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika