Pse një pengmarrës në Liban u përshëndet si “hero kombëtar”?

Analistët dhe aktivistët argumentojnë se situata është bërë më e paqëndrueshme jo vetëm nga kriza ekonomike, por nga keqmenaxhimi i saj nga qeveria. Ky incident nënvizoi thellësitë e dëshpërimit të banorëve në Liban

Bassam al-Sheikh Hussein, depozituesi i armatosur shihet pas hekurave të një banke lokale në Bejrut, pasi ai sulmoi degën dhe mbajti pengje të punonjësve dhe klientëve, të enjten

Një seri dramatike ngjarjesh u shpalosën në një rrugë të zhurmshme në Bejrut, kur një burrë i armatosur hyri në një bankë dhe mbajti peng punonjësit dhe klientët që ishin në ato çaste aty. Ai nuk po përpiqej të grabiste bankën, ai po kërkonte paratë e tij mbrapsht.

Personi i armatosur, i quajtur nga autoritetet si Bassam al-Sheikh Hussein, është një nga miliona qytetarët e Libanit, kursimet e të cilit u shpërndanë në krizën shkatërruese ekonomike të vendit që filloi në tetor të vitit 2019.
Në një video të postuar në mediat sociale, shihet Husein duke ecur me nervozizëm rreth bankës gjersa pengjet e tij përpiqeshin të arsyetonin me të.
“Më kthe paratë e mia,” bërtet Hussein, duke mbajtur një armë. “Po më mbaron koha”. Ai kërcënoi se do të djegë bankën dhe do të vriste të gjithë në të nëse parat e tij nuk do të ktheheshin mbapsht.
Detaje rreth personit të armatosur filluan të dalin ndërsa përplasja e tensionuar vazhdonte.
Depozita e Huseinit arriti në 210 mijë dollarë, sipas burimeve të sigurisë.
Ai kishte nevojë për para, përkatësisht për rreth 10 mijë dollarë për të paguar një operacion për babain e tij. Ishin para që ai nuk mundi t’i merrte sepse, si shumica dërrmuese e libanezëve, llogaria e tij bankare ishte ngrirë për shkak të krizës ekonomike.
Ai tha se do të dorëzohej në polici nëse fondet do t’i jepeshin vëllait të tij, transmeton “CNN“.
Ndërsa orët kalonin brenda bankës, njerëzit u mblodhën në rrugë jashtë për të brohoritur Huseinin. Ata kanë brohoritur kundër qeverisë, madje edhe disa slogane fetare në mbështetje të tij.
Kreu i Shoqatës së Depozituesve Libanezë, Hassan Mughniyeh, denoncoi publikisht qeverinë dhe elitën bankare për situatën ekonomike të Huseinit dhe i fajësoi ata për bllokimin e mjeteve financiare.
Megjithatë, simpatia për Huseinin vetëm sa u rrit. Një lumë postimesh në mediat sociale e lavdëruan atë gjersa në fund të ditës, ai ishte bërë hero kombëtar në sytë e shumë njerëzve.
“Shumë njerëz në Liban po mendojnë të bëjnë atë që ai ka bërë, për t’u burgosur ndërsa përpiqen të lirojnë depozitat e tyre bankare për familjet e tyre,” tha një burim sigurie për CNN. “Është një çështje se kur do të ndodhë kjo pikë nxitëse.”
Burimi i sigurisë tha se një numër i madh njerëzish që zhyten në borxhe të kombinuara me zotërimin e gjerë të armëve në familje mund të gjenerojnë më shumë incidente si ai i së enjtes.
Libani është një vend që ka numrin më të lartë të armëve për frymë në botë, sipas Small Arms Survey, një grup që monitoron përhapjen e armëve, me më shumë se 30% të civilëve në vend, thuhet se janë të armatosur. Situata e paqëndrueshme politike e vendit ka bërë që shumë grupe politike të kenë arsenale të shumta armësh.
Analistët dhe aktivistët argumentojnë se situata është bërë më e paqëndrueshme jo vetëm nga kriza ekonomike, por nga keqmenaxhimi i saj nga ana e qeverisë.
Kur kriza financiare filloi në tetor të vitit 2019, bankat kufizuan ashpër aksesin në depozitat e klientëve. Megjithatë, këto kufizime ishin diskrecionale dhe nuk u bënë kurrë ligj. Kjo do të thoshte se bankat mund t’i lëshonin fondet kujtdo që ata zgjidhnin dhe aktivistët akuzuan politikanët se po shfrytëzonin situatën për të transferuar miliarda dollarë jashtë vendit gjersa arkat e vendit po thaheshin. Ishin të pasurit që vidhnin të varfërve, thanë ata.
Monedha e Libanit ka humbur mbi 90% të vlerës së saj në tetor të vitit 2019. Infrastruktura e saj është rrënuar me ndërprerjet e energjisë elektrike prej mbi 20 orësh, përveç mungesës së karburantit, bukës dhe ujit.
Më shumë se 80% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, bazuar në statistikat e tre vjetëve më parë. Kriza bankare e ka përkeqësuar situatën duke u mohuar njerëzve aksesin në kursimet e tyre financiare.
Disa orë pasi filloi përplasja, Husseini u kthye në polici. Atij iu premtuan 30 mijë dollarë si pjesë e kushteve të dorëzimit të tij. Teksa doli nga banka, ai përshëndeti me dorë turmat dhe një komb që pa me vëmendje një incident që nënvizonte thellësitë e dëshpërimit të tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika