Pse Vuçiqi ndërroi qëndrimin për planin franko-gjerman?

Pranimi i propozimit franko-gjerman pasi që e refuzoi nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiq sipas njohësve të çështjeve politike ka ardhur pasi që ndërkombëtarët atij ia kanë ofruar implementimin e asociacionit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Përballja në takim me pesë emisarët duket se ia zbuti qëndrimet presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo, pasi draftin fillestar të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq e konsideroi të papranueshëm, ndërsa një muaj pasi i është dorëzuar drafti i dyte, ai të premten tregoi vullnet për ta pranuar këtë plan.

Si arsyetim për ndryshim të qëndrimit, Vuçiq përdori sanksionet e mundshme nga perëndimi.

Por, njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri thotë se kjo s’ka të bëjë me sanksionet, por pikën dy të planit evropian.

“Po besoj që kjo është ajo pika e shumë përfolur pra pika II që konsiderohet të jetë neni II I propozimit i cili flet për integritetin territorial, njohjes së dyanshme të drejtës për vetëvendosje e kështu me radhë. Kjo ka qenë një nga vërejtjet që i ka pasur Serbia për planin, po siç duket që nga dita e djeshme Presidenti serb po e pranon diskutimin e këtij plani”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa është Profesori universitar, Milazim Krasniqi ai i cili po supozon që Vuçiqit i është garantuar nga ndërkombëtarët themelimi i Asociacionit, prandaj edhe është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm.

“Siç duket kjo ka qenë e lidhur me mundësi të sanksioneve, izolimit ndërkombëtar e në anën tjetër ka mundësi që është e lidhur edhe me procesin në Kosovë sepse i kanë premtu që do të behet bashkësia e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Vuçiq momentalisht është i favorizuar nga ndërkombëtarët.

“Prej tash Vuçiq llogaritet si palë e moderuar që kooperon dhe kjo do të thotë që ai momentalisht ai e ka njëfarë favori në procesin ndaj Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.

Në përpjekje për të dinamizuar dialogun Kosovë-Serbi, pesë emisarë ndërkombëtarë vizituan të premten dy shtetet.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika