Puna gjatë vitit 2022 e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, flet Fatmir Rudari

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, Fatmir Rudari në një intervistë për Dukagjinin ka treguar për punën e drejtorisë së tij gjatë viti 2022 dhe sfidat që e presin në vitin 2023

Komuna Podujevë

“Buxheti për vitin 2022 ishte në vlerë 470 mijë euro, ndërsa, buxheti i cili parashihet të jetë për këtë vit është rreth 700 mijë euro”.

Kështu ka deklaruar, në një intervistë për Dukagjinin, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, Fatmir Rudari, duke theksuar vlerën totale të subvencioneve që ka bërë kjo drejtor në 2022.

“Vlera totale e këtyre subvencioneve është 548,430.48 €, në kuadër të kësaj vlere kemi shpërndarë: Mëshqerra të racës simental, serra, fidane të mjedrave, mekanizëm bujqësor si: Motokultivator, freza, kosa shpërndarëse plehu, mbledhëse bari, makina mjelëse, laktofriza, Projekti i bletëve në procedurë të prokurimit presim të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Rudari.

Rudari gjithashtu ka edhe demet materiale që u janë shkaktuar bujqve të Podujevës, gjatë vërshimeve të shiut.

“…në komunën e Podujevës janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i dëmeve , ku me këtë rast është themeluar një komision në përbërje prej pesë anëtarëve , të cilët e kan bërë vlerësimin e dëmeve ku vlera totale e dëmeve arrin vlerën prej 1,552,100.00 , ku ne nuk kemi buxhet për kompensimin e tyre, mirëpo kemi kërkuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që të bëjë kompensimin e tyre”, ka shtuar ai.

https://www.portalid.com/bresheri-demton-shume-fermere-llapjane/

Ai potencoi se me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë një bashkëpunim mjaft të mirë, gjithashtu edhe përkrahje nga ana e tyre si ministri.

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Podujeves Fatmir Rudari

Intervista e plotë e drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Fatmir Rudari për Dukagjini:

Dukagjini: Gjatë vitit 2022, sa ishte buxheti në drejtorin tuaj?, sa ia keni arritur t’i mbuloni nevojat dhe kërkesat me atë buxhet?

Rudari: Buxheti për vitin 2022 ishte në vlerë 470,000. Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat që ka shpërnda më së shumti pajisje –subvencion për bujqit dhe fermerët llapjan, sa është vlera totale e këtyre subvencioneve dhe çfarë keni ndarë kryesisht?

Vlera totale e këtyre subvencioneve është 548,430.48 €, në kuadër të kësaj vlere kemi shpërndarë: Mëshqerra të racës simental, serra, fidane të mjedrave, mekanizëm bujqësor si: Motokultivator, freza, kosa shpërndarëse plehu, mbledhëse bari, makina mjelëse, laktofriza, Projekti i bletëve në procedurë të prokurimit presim të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Dukagjini: Sa keni arritur t’i mbuloni kërkesat, a janë të kënaqur fermerët dhe bujqit me mënyrën e përzgjedhjes dhe procesin e ndarjes së subvencioneve?

Rudari: Po janë të kënaqur pasi kemi bërë përzgjedhjen e fermerëve të cilët nuk ishin përfitues të më hershëm dhe ndarja e subvencioneve është bërë në mënyrë korrekte.

Dukagjini: Të reshurat e shiut a kanë shkaktuar dëme në bujqësi në Llap, nëse po, a keni themeluar komisione për vlerësim të gjendjes, dhe sa janë ato dëme dhe a keni filluar t’i mbuloni financiarisht ato dëme?

Rudari: Po në komunën e Podujevës janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i dëmeve , ku me këtë rast është themeluar një komision në përbërje prej pesë anëtarëve , të cilët e kan bërë vlerësimin e dëmeve ku vlera totale e dëmeve arrin vlerën prej 1,552,100.00, ku ne nuk kemi buxhet për kompensimin e tyre, mirëpo kemi kërkuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që të bëjë kompensimin e tyre.

Dukagjini: Sa keni përkrahje nga ministria e linjës, përkatësisht Ministria e Bujqësisë dhe cili është bashkëpunimi i juaj me këtë institucion?

Rudari: Me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kemi bashkëpunim mjaftë të mirë, ku kemi përkrahje të konsiderueshme nga ana e tyre.

Dukagjini: Po me donatorë, sa keni pasur mundësi të bashkëpunoni, nëse po sa është shuma financiare e atyre donacioneve?

Rudari: Bashkëpunim gjatë këtij viti kemi pasur me organizatën Qatar charity  në projektin e përbashkët të serrave  me Komunën e Podujevës në vlerë 71,000.00€, me të cilin janë përkrahur fermerët me gjendje më të rëndë ekonomike. Përveq këtij projekti në proces kemi edhe projektin për moto kultivator.

Dukagjini: Cilat kanë qenë sfidat kryesore për ju si drejtor dhe si drejtori gjatë vitit 2022?

Rudari: Në përgjithësi ka qenë një vit i suksesshëm, pasi të gjitha projektet kanë përfunduar sipas planit dhe ne kohën e duhur.

Dukagjini: Për vitin 2023, sa do të jetë buxheti i drejtorisë tuaj, sa është e vështirë që të aprovohen kërkesat e juaja në Kuvendin Komunal të Podujevës?

Rudari: Buxheti i cili parashihet të jetë për këtë vit është rreth 700.000€.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika