Puna e mësimdhënësve në fundjavë, a e shkeli Qeveria ligjin e Pagave?

Ani pse u ekzekutuan pagat e mësimdhënëse aty janë vërejtur zbrastira ligjore për shkak se mësimdhënësve i është kërkuar kompensimi i orëve të humbura gjatë shtatorit, për çka Ligji i Pagave thotë se ata që punojnë fundjavave duhet të paguhen shtesë

Shkolla e Gjelbër në Prishtinë





Ani pse u diskutua mjaftë a do dalin apo jo, pagat për mësimdhënësit u ekzekutuan.

Fjala është për ata që ishin në grevë gjatë shtatorit çka në këmbim të pagës atyre u është kërkuar kompensimi i orëve të humbur.

Por, Ligji i Punës kërkon që një orë pune gjatë fundjavës duhet të paguhet 50 për qind më shumë.

Këtë e përcakton saktësisht pika 2.5 e nenin 56 të këtij ligji.

“Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës”, thotë ligji i Punës.

Por, paga nuk u ka dal mësimdhënësve me këtë shtesë që e kërkon ligji. Këtë e tregon drejtori i Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, Besart Ismajli.

“Paga ka dal për të gjithë mësimdhënësit dhe menaxhmentin, sekretarin, pra për të gjithë mësimdhënësit është ekzekutu paga komplet”, tha Ismajli.

Drejtori i Shkollës së Gjelbër, Besart Ismajli

Ndërsa juristi, Armend Shkoza thotë se në pagat e shtatë tetorit ka zbrastirë ligjore.

“Pretendimet dje kur u ekzekutuan pagat se ato janë dhënë në avans dhe se ajo dhënje konsiderohet si paradhënje për konpensimin e orëve unë besoj që nuk qendron sepse nuk ka bazë para se gjithash ligjore dhe juridike përgjithësisht aq më shumë e pos kësaj është dashur të konsultohet paraprakisht me komunat si punëdhënës dhe mësimdhënësit si punëmarrës”, ka thënë Shkoza.

Juristi, Armend Shkoza

Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigjet në sqarimet e kërkuara nga RTV Dukagjini se pse nuk është vepruar në përputhje me Ligjin e Punës kur është bërë ekzekutimi i pagave.

Ditë më pare, dikasteri i udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka njoftuar që tetë ditë të mësimit të pambajtura për parafillorët dhe klasat një deri në tetë, sipas Udhëzimit Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, do të mbahen ditëve të shtune.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika