“Punë, punë natë e ditë”, javë “dinamike” e Çekut me ministrinë e Kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi e ka cilësuar javën që po e lëjm pas si javë tejët dinamike për ministrinë që udhëheq. Ai ka listuar disa nga ngjarjet që kanë qenë në kuadër të kësaj ministrie

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

“Po përmbyllim edhe një javë tejet dinamike të punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Kështu e ka cilësuar javën që po lëjm pas ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, sa i përket punës së ministrisë që ai udhëheq.

Në një njoftim në Facebook ai ka listuar disa nga ngjarjet që shënuar këtë javë.

Ai ka filluar duke e përmendur nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimi në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë.

Më tej ai përmed shpalljen e konkursit ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe shpalljen për konsultime publike Koncept dokumentin për rininë.

Ai shtoi se javën që lamë pas kanë përfunduar renovimet e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, në të cilin vend do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ndër të tjera ministri i Ceku përmendi edhe organizmin e simpoziumit ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe miratimin e buxhetit për vitin 2023, ku buxheti i kësaj ministrie do të jetë 57 milionë euro, sipas Çekut krahasuar me vitin 2022 ka pësuar një rritje substanciale.

“Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë

Shpallëm konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit

Shpallëm për konsultime publike Koncept dokumentin për rininë

Dorëzuam licencën e parë për një federatë të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ (Federatës së Pingpongut)

Përfunduam renovimin e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, ku do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Organizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Organizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Shpallëm për konsultime publike projektligjin për kinematografinë

Organizuam vizitën disa ditore të profesionistëve nga institucionet e kulturës dhe trashëgimisë nga Franca

Përfunduan ndërhyrjet restauruese në shtëpinë tradicionale të familjes Bardhi në Qendrën Historike të Prizrenit

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arkivave me Izraelin

Nënshkruam kontratën me operatorin ekonomik për restaurimin e ndërtesës së Qendrës Hebraike në Prizren

Botuesit e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë morën pjesë në Panairin e Librit të Frankfurt

Bashkë përmbyllëm Manifestën, ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të artit të organizuar ndonjëherë në Kosovë, e cila pati rreth 800 mijë vizita në 25 lokacione

Shpallëm thirrjen publike për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2023

Organizuam pritje dhe ndamë shpërblimin për boksieren Donjeta Sadiku pas medaljes së saj të bronztë evropiane

Pritëm në vizitë drejtorin për zhvillim të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit me të cilin koordinuam planet për investime në infrastrukturën e tenisit

Shpallëm përfituesit e thirrjes për mobilitet, rreth 100 artistë, sportistë, organizata e klube përfaqësojnë Kosovën anembanë botës

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë

Shpallëm konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit

Shpallëm për konsultime publike Koncept dokumentin për rininë

Dorëzuam licencën e parë për një federatë të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ (Federatës së Pingpongut)

Përfunduam renovimin e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, ku do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Organizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor”, ka listuar ministri Çeku.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika