Putini për aktivizimin e armëve bërthamore taktike: Ky nuk është një bllof

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina, ka thënë se "në rast të një kërcënimi për integritetin territorial të Rusisë dhe për të mbrojtur Rusinë e popullin rus, me siguri do të përdorim të gjitha sistemet e armëve që kemi në dispozicion"

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin





Pas tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina, presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do t’i kthehet armëve bërthamore.

Në fjalimin e javës së kaluar, ai paralajmëroi se “Në rast të një kërcënimi për integritetin territorial të vendit tonë dhe për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne me siguri do të përdorim të gjitha sistemet e armëve që kemi në dispozicion. Ky nuk është një bllof.”

Ndërsa, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, sistemet ruse të armëve përfshijnë 4 mijë e 477 mbushje bërthamore të vendosura dhe rezervë, me rreth 1 mijë e 900 prej tyre që janë koka luftarake “jostrategjike”, të njohura ndryshe si armë bërthamore taktike.

Sipas arkivave të qeverisë amerikane, shpërthimet fillestare në Hiroshima dhe Nagasaki kanë vrarë rreth 105 mijë njerëz, dhe dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën më vonë nga rrezatimi i lëshuar.

Alex Wellerstein, drejtor i studimeve të shkencës dhe teknologjisë në Institutin e Teknologjisë “Stevens” në Nju Xhersi, ka thënë se ndryshimi i vërtetë në armët bërthamore nuk është në atë që është rendimenti i tyre shpërthyes, por në cilat janë objektivat e tyre, raporton CNN.

“Bombardimet atomike në Japoni kishin qenë sulme ‘strategjike’ që synonin kryesisht shkatërrimin e moralit dhe terrorizimin e komandës së lartë japoneze për t’u dorëzuar”, shkroi Wellerstein në blogun e sigurisë Outrider.

Ndërsa, sa i përket ndryshimit mes armëve bërthamore të zakonshme dhe atyre taktike, ish-Sekretari e Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, ka thënë se nuk dallojnë.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë të tillë si një ‘armë bërthamore taktike'” ka thënë ai.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika