Pyetjen për Latifin, Kadrijaj ia drejton Kurtit

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti ka deklaruar se mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të kenë një shtesë të veçantë. Krahas kësaj, Kadrijaj nga radhët e AAK-së i ka drejtuar pyetje duke përmendur se Kurti ka edhe një rol të ri, atë të ministrit të Shëndetësisë

Deputjetja nga radhët e LDK-së, Time Kadrijaj dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Deputjetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka drejtuar një pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai ka marrë një rol të ri në sektorin e shëndetësisë, atë të ministrit.

Kjo pyetje për Kurtin vjen nga Kadrijaj si rrjedhojë e caktimit të Kurtit në krye të Komisionit për Shëndetësi dhe njëherit, nga një raportim për një dorëheqje të mundshme nga ana e ministrit Latifi.

Gjersa ka theksuar se është shqetësuse çështja e listave të pritjes dhe stërzgjatja e tyre, Kadrijaj ka thënë se një rol të madh luan numri i vogël anesteziologëve.

“Kryeministër, po shkove te kirurgjia vaskulare pritja është 1-2 vjet, për rezonancë magnetike 1-2 vjet, ndërsa në kardiologji lista e pritjes është enorme. Këdo që do ta vendosësh, vendose një profesionist që e njeh gjendjen në Kosovë se këtu po pësojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.

Ndërkaq Kurti paraprakisht kishte thënë se Ligji për Pagat ka përfunduar konsultimet publike të tij se dhe hollësitë procedurale janë duke u trajtuar para se ai të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend.

Sektori i shëndetësisë zuri vend në fjalën e tij.

“Profesionistët shëndetësorë e kanë atë që e meritojnë maksimalisht në rrethanat dhe  mundësitë ekzistuese. Përpos pagës dhe shtesave standarde në ligjin për zyrtar publik, ata që punojnë në sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë”, ka deklaruar Kurti.

Sa u përket profesionistëve të huaj, Kurti ka thënë se u bën thirrje për inkuadrim në sektorin e shëndetësisë, ashtu që të rritet cilësia në vend dhe kontributi i tyre të bëhet një kontribut institucional.

Në media është duke u raportuar se Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk dihen, pasi ende Qeveria e Kosovës apo vetë Latifi nuk kanë folur zyrtarisht për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika