Qeveria amerikane anashkalon miratimin e Kongresit për t’i shitur Izraelit predha për tanket

Administrata e presidentit Biden ka përdorur një masë urgjente për të lejuar shitjen e rreth 14 mijë predhave tankesh për Izraelin, vlera e të cilave është 106.5 milionë dollarë. Pentagoni ka bërë të ditur se kjo masë është marrë nën një ligj për eksportin e armëve dhe është pjesë e një pakoje të madhe prej mbi 500 milionë dollarësh

Administrata e Presidentit Biden ka përdorur një masë urgjente për të bërë të mundur që Izraelit t’i shiten rreth 14 mijë predha tankesh, pa iu nënshtruar një procesi rishikimi nga ana e Kongresit, tha Pentagoni të shtunën.

Departamenti i Shtetit përdori të premten një masë urgjente të bazuar në një ligj për eksportin e armëve për shitjen e predhave të tankeve që kapin vlerën prej 106.5 milionë dollarë, të cila do dërgohen në mënyrë të menjëhershme në Izrael, tha Pentagoni përmes një deklarate.

Predhat janë pjesë e një pakete më të madhe, për të cilën administrata e Presidentit Biden po kërkon miratimin nga Kongresi, një zhvillim që u njoftua për herë të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Paketa ka një vlerë prej më shumë se 500 milionë dollarësh dhe përfshin 45 mijë predha për tanket izraelite të tipit Merkava, që përdoren rregullisht në ofensivën e Izraelit në Gazë, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve.

Ndërsa luftimet intensifikohen, mënyra se si po përdoren armatimet amerikane dhe në cilën zone të konfliktit, po vëzhgohen me kujdes, edhe pse zyrtarët amerikanë janë shprehur se nuk kanë plane për të vendosur kushte për ndihmën ushtarake ndaj Izraelit apo për të mos lëvruar ndonjë pjesë të saj.

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim mbi shitjen e predhave, duke thënë se akti bie ndesh me përpjekjet e Uashingtonit për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për të ulur numrin e viktimave civile.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të shtunën se Uashingtoni vazhdon të ketë një komunikim të qartë me qeverinë izraelite lidhur me respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të shmangur lëndimin e civilëve.

Paketa e propozuar për shitjen e armëve për Izraelin shpreh angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e këtij vendi dhe për forcimin e aftësive të tij mbrojtëse, tha zyrtari.

Sipas deklaratës së Pentagonit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ofroi një justifikim të detajuar për Kongresin se predhat e tankeve duhet t’i jepen Izraelit menjëherë, në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara,

Pentagoni tha se shitja e predhave nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u mbrojtur, shkruan VOA.

Tanket izraelite Merkava, që përdorin predha 120 mm, janë të lidhura me incidente, ku kanë humbur jetën edhe gazetarë.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika