Qeveria jep detaje për takimin Bislimi-Lajçak, thotë se draft-propozimi për Asociacionin nuk ishte pjesë e diskutimeve

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e sotëm mes përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi

Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë konfirmuar se nuk ka pasur takim trilateral me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë komunikatë thuhet se në këtë takim janë trajtuar tema të cilat ndërlidhen me zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara të 21 tetorit.

“Ky ishte takimi vijues i procesit pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj, si dhe gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve. Draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10, nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i kryeministrit Kurti të paraqitur më 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me parimin se vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”, thuhet në komunikatën për media.

Në takim është diskutuar mbi planin e sekuencimit të zbatimit dhe u paraqitën komentet që sipas Qeverisës insistojnë në zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike.

“U trajtuan dhe marrëveshjet të cilat kanë hasur në pengesa e moszbatueshmëri në proces nga pala serbe, siç janë ajo e energjisë dhe çështja e personave të zhdukur me dhunë. Kosova u pajtua me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur, pas pranimit nga ana e BE-së të komentit tonë”, thuhet tutje në komunikatë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika