Qindra ish të burgosur politikë në pritje për t’u kompensuar

Qindra ish të burgosur politikë ende janë në pritje që të kompensohen

Qindra ish të burgosur politikë ende janë në pritje që të kompensohen. Sekretari i Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve politikë dhe ish të burgosurve politikë, Shefki Sadiku, ka thënë se shkak për moskompenzimin është përfundimi i mandatit të Komisionit më 11 gusht të vitit 2023.

Rregullorja për procedurat dhe kriteret e kompensimit të ish-të dënuarve politikë është nxjerrë në mars të vitit 2013, me ç’rast është themeluar edhe Komisioni për njohjen e statusit të dënuarve politikë dhe ish-të burgosurve politikë.

Sadiku për “Ekonomia Online” ka thënë se nga 6 mijë aplikime, kanë arritur t’i përfundojnë mbi 5700. Të tjerat, thotë se nuk janë përfunduar shkaku i skadimit të mandatit të Komisionit.

“Afërsisht mund të japin një shifër po mund të mos jetë e saktë dikun rreth 6 mijë aplikacione janë proceduar, prej tyre përfitues kanë dal mbi 5700 persona, pjesa tjetër pse nuk janë kryer edhe Komisionit i ka skaduar mandati me 11 gusht 2023, mandat dyvjeçar ka pas nga Qeveria aktuale”, thotë Sadiku.

Ndonëse kanë kërkuar që të zgjatet mandati i këtij Komisioni, Sadiku thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Unë kam qenë sekretar i Komisionit Qeveritar, gjegjësisht i Sekretarisë së Komisionit dhe gjitha kërkesat dhe shkresat e nevojshme ua kemi bërë Qeverisë për ta vazhduar mandatin e Komisionit në bazë nevojave që parashihet. Qeveria nuk ka arritur ta bëjë Komisionin, e arsyet nuk i dimë. Ua kemi përcjellë Qeverisë përmes Ministrisë së Drejtësisë është bërë komunikimi se ashtu kanë vendosur ata shkresat ua kemi përcjellë përmes Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Sadiku.

Kërkesë për vazhdim të këtij Komisioni ka kërkuar edhe avokati Ardian Bajraktari. Bajraktari i cili aktualisht përfaqëson disa ish-të burgosur politikë, thotë se kompensimi i tyre është obligim ligjor dhe si i tillë duhet të kryhet.

“Sa i përket çështjes ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, përkatësisht kompensimit të tyre, është po ashtu një obligim ligjor për faktin se është ligji përkatës që rregullon këtë çështje, dhe në bindjen time ky obligim ky proces do duhej të përpunonte shumë më herët, mirëpo kam përshtypjen ku bazohem se në faktin që ka pasur një numër të madh të kërkesave, atëherë kemi ardhur deri në situatë kur akoma nuk ka përfunduar”, u shpreh Bajraktari, teksa tregon edhe arsyet që ky proces ende nuk ka përfunduar.

“Fakti që nuk është përfunduar kemi një kohë relativisht të gjatë kur nuk kemi Komision funksional, dhe në këtë drejtim besoj që Qeveria është përgjegjëse kryesore për mos funksionalizimin e këtij komisioni”./EO

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika