Qofte shtëpie të pjekura me patate

Patatet janë perime të cilat përmbajnë vlera të shumta ushqyese. Kështu një prej recetave më të rekomanduara për një darkë familjare është tavë me qofte dhe patate, e cila ju përshtatet edhe personave që janë vegjetarian. Kjo është një tavë që përgatitet lehtë, është e shijshme dhe përmban vlera ushqyese

Ilustrim

Patatet mund t’i keni shoqëruar me pulë, oriz, perime apo mish në furrë, por me qofte mbase nuk i keni hasur.

Një recetë sa të shijshme aq edhe të lehtë për t’u përgatitur.

Mjaftojnë vetëm disa hapa të lehtë dhe do të mbushni shtëpinë tuaj me aromë perfekte.

Patatet duke qenë se janë një perime i plotë, arrin t’ju mbajë më gjatë të ngopur.

Dhe kur temperaturat ulen uria duket sikur na merr në çdo moment.

Përbërësit që ju nevojiten për 4-5 persona; 300-400 gr mish i grirë, 700g patate, 2 speca, 1 domate, 2 kokrra qepë, 2 feta bukë, 1 kokërr vezë, 4-5 lugë gjelle miell, 3-4 thelpinj hudhra, Kripë, piper i zi, nenexhik, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 gotë ujë i nxehtë.

Përgatitja

Sugjerohet që për përgatitjen e kësaj recete të filloni me qoftet. Kështu i keni gati kur t’ju duhen që t’i përfshini në recetë.

Në një tas të madh bashkojeni mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përziejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Ilustrim

Qoftet duhet ti ndani në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr are.

Lërini në një pjatë të sheshtë, ndërkohë që përgatisni perimet.

Patatet qërojini dhe pritini ne 6-8 pjesë, në mënyrë që të mos humbasin formën e tyre.

Ilustrim

Futini në një tas me ujë të freskët në mënyrë që të largohet përqindja e tepërt e niseshtesë që kanë. Mund ti bëni sikur në fotografinë lartë apo poshtë, varësisht nga dëshira.

Ilustrim

Ndërkohë specat pritini në shirita të vegjël.

Merrni një tavë dhe lyejeni me vaj ulliri.

Kaloni aty patatet dhe specat duke i hedhur kripë dhe piper.

Më pas mes tyre vendosni qoftet që përgatitët dhe në fund grini sipër domaten.

Spërkateni përsëri me pak vaj dhe hidhni gotën e ujit.

Piqeni tavën në temperaturë 200 gradë derisa të shikoni që qoftet dhe patatet të jenë gati.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika