Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë

Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës përfshirë qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve kanë protestuar të mërkurën para komunës, duke kërkuar zbritje të çmimit të qirasë. Ata kanë hyrë në objektin e komunës dhe po presin të takohen me kryetarin e kësaj komune, Përparim Ramën

Protesta e mbajtur të mërkurën kundër ngritjes së çmimit të qirasë (Foto: KP)

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë, të mërkurën kanë protestuar për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.

Protestuesit siç njofton KP, kërkuan zbritje të çmimit të qirasë, pasi sipas tyre, nuk mund të vazhdojnë punën me çmim të ngritur.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se ata kanë hyrë brenda në komunë dhe janë pritur nga nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.

Ndërsa, më pas do të presin që të takohen edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Një protestë e tillë ishte thirrur për të mërkurën nga ora 09:00 që u mbajt para objektit të vjetër të Komunës.

Të mërkurën do të protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika