Qytetarit i zgjatet paraburgimi shkaku i dorëheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, flet avokati Musa 

Dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, sipas avokatit, Skender Musa ka bërë dëm shumë të madh në sistemin e drejtësisë

Avokati, Skender Musa,

Avokati, Skender Musa, ka thënë se dëmi në sistemin e drejtësisë në Kosovës, respektivisht në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është shumë i madh, pasi serbët vendosen të bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovë.

Musa në emisionin “Five” në RTV Dukagjini tha se secila lënë e cila ka qenë në proces, pas dorëheqjes së përfaqësuesve të komunitetit serbë në institucionet e drejtësisë është ndërprerë automatikisht.

“Dëmi në sistemin e drejtësisë është shumë i madh , pasi një numër i madh i gjykatësve dhe prokurorëve janë të komunitet serbë…Secila lënde që ka qenë në procedurë e sipër, është ndërprerë në mënyre automatike”, ka thënë Musa.

Ai ka treguar për një rast, ku një person ka qenë në paraburgim dhe me dorëheqjen i është shtyrë burgimi.

Musa tha se çështja ka qenë në fund të procesit gjyqësor, dhe tash duhet të zgjidhet një trup i ri gjykues dhe rasti mund të fillojë nga fillimi, por sipas tij palët mund të patohen që ti konsiderojnë të lexuara provat që janë lexuara sa ka qenë trupa gjykuese e ardhshme.

“Kam një rast që është me paraburgim, që është shtyre burgimi, është një rast vrasje në tentative që realisht çështja ka qenë n fund të procesit gjyqësor. Edhe pse kthehet, ne palët mund të  pajtohemi në procedure që të konsiderohen të lexuara provat”, ka thënë Musa.

E sipas tij kjo nuk është problem po që zbehet parimi i një gjykimi që të jetë efikas dhe i drejtë.

Ai tha se përgjegjësia në këtë rast nuk është aspak juridike, po është politike, ku gjyqtarët dhe prokurorët serbë më urdhër të Listës Serbe janë larguar nga institucionet.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika