Rama: Draft-statuti për Asociacionin është nga BE-ja, së shpejti do të jem në Kosovë për të ofruar mbështetje

"Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia është një draft i BE-së", ka thënë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është krenar me mbështetjen e Shqipërisë për procesin e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe se këtë do ta vërtetojë me një vizitë së shpejti në Kosovë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social X, ndonëse ka shprehur mbështetjen e tij për marrëveshjen bazë, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe “i pranuar nga Kosova dhe Serbia” është një draft i BE-së.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të vazhdueshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai ka thënë se Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve fqinje.

“Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika