Rama uron Shiroka-Pulën: Fazë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Rama i ka përcjellë urimet Shiroka-Pulës, duke theksuar se ajo merr detyrën në një periudhë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën”, ka shkruar Rama.

Ai i ka uruar sukses Presidentes së re në ushtrimin e detyrës, si dhe Kosovës.

“Urimet më të mira për sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente”, ka shkruar Rama.

Të fundit nga rubrika