Raporti i Bakoyannis për anëtarsimin e Kosovës në KiE: Të themelohet Asociacioni para shqyrtimit nga Komiteti i Ministrave

Sipas raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, Kosova duhet të themelojë Asociacionin, për anëtarësimin në këtë organizatë

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, përmes një raporti.

Bakoyannis u ka kërkuar ministrave të Këshillit të Evropës, që me 27 mars të votohet raporti i saj për Kosovën për anëtarësim në KiE.

Ajo në raportin e saj të cilin e ka siguruar Dukagjini, ka rekomanduar që Kosova aty të pranohet me emrin Kosova, pa u përmendur Republika.

Edhe pse Kosova ka zbatuar vendimin rreth pronës së Manastirit të Deçanit, po i kërkohet që të bëjë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“ Autoritetet duhet të braktisin kundërshtimin e tyre për themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe të hyjnë në negociata në mirëbesim për themelimin e një asociacioni të tillë”, thuhet në raport.

Në këtë raport Kosovës i kërkohen disa hapa në fushën e drejtësisë:

  • Të zbatojë pa vonesa të mëtejshme aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin Mansastirit të Deçanit;
  • Respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë edhe përmbajtjen nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor;
  • Të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reformimin e gjyqësorit, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe duke respektuar plotësisht standardet e Këshillit të Evropës;
  • Të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që kërkesat pronësore nga refugjatët dhe PZHBV-të të gjykohen brenda një kohe të arsyeshme;
  • Të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të sigurojnë zbatimin e duhur të legjislacionit të ri në këtë fushë;
  • Të përmbahen nga forcat e posaçme policore në Kosovën veriore për të kryer detyra të zakonshme policore dhe për të siguruar që forcat e tilla të shpërndahen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Ndërsa, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave, sipas këtij raporti, autoritetet duhet në veçanti:

  • Të sigurojë qasje efektive në arsimin fillor dhe të mesëm dhe tekste shkollore cilësore për të gjithë fëmijët, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që u përkasin grupeve të tjera të pafavorizuara si romët, ashkalitë dhe egjiptianët;
  • Të adresojë urgjentisht mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për çështjet dhe të drejtat e pakicave. Një qasje e tillë duhet të zhvillohet dhe të zbatohet në bashkëpunim me të interesuarit dhe në mënyra që pasqyrojnë nevojat specifike të komuniteteve të ndryshme;
  • Të adresojë problemet e vazhdueshme në zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit gjuhësor, duke përfshirë në nivel komunal dhe të sigurojë si çështje prioritare forcimin ligjor, pavarësinë, burimet e duhura dhe vazhdimësinë e funksionimit të Komisionerit Gjuhësor.
  • miratimi i strategjive konkrete për dialogun ndërmjet komuniteteve dhe për hapësirat dhe aktivitetet e orientuara drejt pajtimit, veçanërisht në arsim, me qëllim që të hapet rruga për zhvillimin dhe besimin gjithëpërfshirës të shoqërisë.

Kurse te pjesa e opnionit, përmendet se Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022 me letrat e nënshkruara nga znj Donika Gërvalla-Schëarz.

Po ashtu kërkohet nga Kosova miratimi i një varg ligjesh.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika