Raporti për lirinë e medias, Krasniqi thirrje Qeverisë ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që ta ndërpresë cënimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me rënien e Kosovës për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”, ka thënë se ky është vlerësimi më negativ ndonjëherë.

Krasniqi ka thënë se presioni në rritje i qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave është kërcënim për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë.

“Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin zërat kritikë që janë të nevojshëm për funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Qeverisë që ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira të vendit tonë.

“Gazetarët duhet të vazhdojnë të punojnë pa frikën e hakmarrjes, censurës ose persekutimit.  Për gazetarët e Kosovës: ne shohim qëndrueshmërinë dhe përkushtimin tuaj. Puna e juaj është thelbësore – tani më shumë se kurrë – në përpjekjen që të mbajmë ndezur dritën e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit demokratik. Mos u ndalni!”, ka shtuar kreu i partisë opozitare.

Meqë sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Krasniqi i ka uruar gazetarët dhe ka shprehur solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për ta.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar sot se Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij. Në këtë vit Kosova renditet në vendin e 75-të, ndërsa vitin e kaluar renditej në vendin e 56-të.

Lexo më shumë: Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Organizata më e madhe botërore për lirinë e medies jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medias në vendin tonë.

“Edhe pse media me sukses vazhdon t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori joefikas i medieve, KPM, po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova, ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet për drejtor. Mediet në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika