Raportohet për sulme izraelite në Damask

Mëngjesin e 2 janarit, disa sulme ajrore nga Izraeli kanë goditur periferinë e Damaskut në Siri, duke shkaktuar dëme materiale

Sulme në Damask. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Disa sulme ajrore izraelite kanë goditur në periferi të Damaskut mëngjesin e 2 janarit, duke shkaktuar “dëme materiale”, raportoi media shtetërore siriane.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të ushtrisë, tha se sulmet erdhën nga drejtimi i Lartësive të Golanit, që janë të pushtuara nga Izraeli. Sipas medias shtetërore siriane, sulmet u kryen rreth orës 04:30 të mëngjesit të së martës.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, monitorues i luftës me seli në Britani, raportoi se sulmet ajrore kanë goditur një njësi të artilerisë së ushtrisë siriane, ku anëtarët e grupit militant libanez, Hezbollah, po ashtu janë të stacionuar.

Izraeli për vite me radhë kryen sulme në pjesët që kontrollohen nga Qeveria në Siri. Në raste të rralla pranon se qëndron prapa sulmeve dhe Izraeli ka thënë se shënjestron grupet e mbështetura nga Irani që gjenden në Siri dhe të cilat mbështesin Qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha se Izraeli ka kryer 76 sulme në territorin sirian gjatë vitit 2023, shkruan REL.

Më 1 janar, ushtria izraelite tha se ka identifikuar pesë raketa të lëshuara nga Siria, të cilat tha se ranë në zona të hapura.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika