Rasti në Shtërpcë, avokati Ferati: Klienti im çdo herë pistoletën e kishte mbajtur në pozicion të ulët, gjuajtja në ajër e tokë ishte për vetëmbrojte

Avokati, Naim Ferati, në emisionin “Five” ka treguar për ngjarjen në Shtërpcë, ku një pjesëtarë I FSK-së po dyshohet se ka plagosur dy qytetarët të Kosovës, nga komuniteti serb

Avokati Naim Ferati

Avokati Naim Ferati, ka treguar për ngjarjen ku klienti i tij me inicialet A.K., disa më parë, dyshohet se plagosi dy qytetarë serbë në Shtërpcë.

Ferati tha se e gjithë ngjarja ishte e rastësishme, ishte ngjarje e momentit dhe nuk kishte ndonjë motiv, duke shtuar se klienti i tij e kishte të domosdoshme të vepronte (të shkrepte armën në tokë e ajër sipas avokatit) për të zmbrapsur sulmin nga turma që e kishte rrethuar makinën e tij.

“Ngjarja ishte e rastit, ishte e momentit pa ndonjë motiv, por duke u gjendur në rrethana të tilla klienti jonë në domosdoshmëri për të vepruar për të zmbrapsur sulmin që ishte serioz nga turma e njerëzve që kishin rrethuar makinën e tij dhe po sulmonin me mjete të forta është detyruar që në vete mbrojtje të shkrep me armë në drejtim të ajrin dhe më pas duke e munduar të lëviz që aty, është detyruar që radhën tjetër të shkrep me pistoletën  e tij të cilën e kishte me leje mbajtje në drejtim të tokës”, ka thënë Ferati.

Ferati theksoi se klienti i tij asnjëherë nuk e ka mbajtur armën në drejtim të njerëzve, ai çdo herë e kishte mbajtur në pozicion të ulët.

Ai gjithashtu komentoi ndryshim e deklaratës së nënës të njërit prej të plagosurve, që sipas tij që nga fillimi kanë alarmuar që duhet pasur parasysh deklaratat që mund të nxjerrin ngjarjen nga “shtrati i së vërtetës”

“…Ndërsa lidhur me ndryshim e deklaratës të njërit nga të lënduarit, konkretisht të nënës së 11 vjeçarit, ne që nga fillimi si mbrojtje kemi alarmaur duke pas pas parasysh deklaratat dashakëqija që kanë ndodhur deri me tash due pretenduar ta nxjerrin nga shtrati real këtë ngjarje, e ta vendosin në politikat apo në skenaret e ndryshme ,që është e mundur që të ndryshohen provat dhe deklaratat, jo nga institucionet tona por nga ata që dëshirojnë të krijojnë një amulli që qëllim të shesin lajmet të pavërteta, për qëllime e skenare të veta”, ka shtuar ai.

Por, ai potencoi se besojnë tek institucionet e drejtësisë së Kosovës, të cilat do të vlerësojnë çështjen drejt, duke ritheksuar se kemi me një çështje që është vetëmbrojte.

Avokati, Ferati, gjithashtu ka treguar e si ka rrjedhur e gjitha ngjarja.

“I mbrojturi nga ana jonë, ishte duke udhëtuar në drejtim të Brezovicë, por gjatë rrugës ishte ndalur nga një turmë e qytetarëve të cilët po festonin, dhe të cilët  papritmas kishin rrethuar dhe sulmuar klientin tone, duke u gjend ne këto rrethana dhe duke ndjer rrezikun real, atëherë që të zmbrapsë sulmin nga vetja ka bërë edhe veprime të cilat ne si mbrojtje konsiderojmë që janë veprime konform një mbrojtje apo vetëmbrojte”, ka treguar Ferati.

Ferati më tutje tha se “Andaj duke u gjend në këtë situatë, pas shkrepjes së dytë të armës në drejtim të tokës, i njëjti ka arrit të larohet që aty, duke mos qenë në dijeni, që mundet me qenë i lënduar, ka shkuar në destinacionin për ku ishte nisur, por i njëjti atje ka kuptuar që nga ajo ngjarje mundet me pas lënduar, dhe ka njoftuar institucionet që të zbardhet rasti”.

Ferati kërkoi nga të gjithë që të mos nguten me deklarata rreth rastit, pasi nuk kanë njohuri se si ka ndodhur dhe të i japin hapësire institucioneve përkatëse për zbardhjen e rastit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika