Refuzimi i Kurtit për përgjigje, Gashi: Shkelje e Kushtetutës dhe shantazh ndaj opozitës

Refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për t’u përgjigjur pyetjeve të opozitës në seancën plenare është kritikuar nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të Kushtetutës dhe akt i shantazhimit ndaj opozitës

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka theksuar se për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, kryeministri refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të deputetëve të opozitës, që, siç ka shtuar ai, kjo është shkelje e Kushtetutës.

Ai e ka konsideruar këtë veprim si një tentativë për të ushtruar presion dhe detyrim ndaj deputetëve, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe të pasiguruar për sistem.

“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë”, ka deklaruar Gashi në një konferencë për media të premten.

Gashi ka shtuar se sjellja e sotme është një shqetësim serioz për shëndetin e demokracisë në Kosovë dhe ka akuzuar Qeverinë për mungesën e numrave të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare në parlament.

Ai ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje është në dorë të kryeministrit Albin Kurti dhe të Qeverisë së tij, dhe ka lënë hapur mundësinë për zgjerimin e koalicionit ose kthimin e deputetëve të opozitës në parlament.

Në anën tjetër, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të mos iu përgjigjur pyetjeve të opozitës në parlament.

Ajo ka cilësuar këtë vendim si një akt diktature dhe ka theksuar se nuk do të lejojnë që diktatura të vendoset në Kosovë.

Musliu ka treguar se pyetjen parlamentare që kishte planifikuar ta bënte për një deputet tjetër nuk do ta realizojë për shkak të mungesës së kryeministrit.

“Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ia majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëj, por po i bëj thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qetë t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka deklaruar Musliu.

Deputetet LDK-së dhe të AAK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryeministri e ministrat kanë refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve që s’i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika