Rënia në pus ia merr jetën zyrtarit policor nga Drenasi

Xhemajl Muja, zyrtar policor nga Drenasi ka humbur jetën në fshatin Gradicë. E sipas komunikatës së Policisë, arsye e vdekjes është bërë rënia në pus. E bashkëfshatarët e tij janë shprehur të tronditur me vdekjen e papritur të Mujës

Për shumë vite Xhemajl Muja i shërbeu Policisë së Kosovës. Mirëpo, askush nuk do e mendonte se në një mëngjes ai do gjendej i vdekur në bunarin e shtëpisë së tij.

E këtë e kanë konfirmuar vet Policia e Kosovës të cilët përmendin faktin që i ndjeri ishte edhe polic.

Bashkëfshatarët, Xhemajl Mujën e kujtojnë si një njeri të respektuar, i cili kishte marrëdhënie të mira me të gjithë.

Mirëpo, bashkëfshatari Idriz Muja, nuk e dinë se si fqinji i tij ka përfunduar në bunar.

”E kemi pas kojshi, ka qenë fort djalë i mirë për të gjithë njerëzit. U kanë shumë i respektuar. Ka qenë pjesë e luftës, në UÇK. Na u ka dhimbtë t gjithëve”, ka thënë bashkëfshatari i të ndjerit, Idriz Muja.

Idriz Muja

Fjalë të mira për Mujën dhe veprimtarinë e tij kishte edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Drenasit.

Nga kjo organizatë kanë thënë se Xhemajl Muja që nga rinia e tij ishte në shërbim të atdheut.

”Xhemajli ishte një djalë trim, i aftë, i përgatitur për luftë, ku për shkak të rezultateve të arritura në luftë, u emërua edhe si Komandant Togu. Ishte i angazhuar në Gradicë, mori pjesë në luftime në Gradicë, Gllanasellë, dhe ishte i gatshëm të shkoj kudo që ishte nevoja”.

”Pas përfundimit të luftës, Xhemajli u angazhua prapë në shërbim të shtetit të Kosovës, si pjestar i Policisë së Kosovës, ku angazhimi i tij u dallua edhe aty. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Enver Hajdari nga OVL-UÇK në Drenas.

Enver Hajdari, OVL-UÇK, Drenas

Xhemajl Muja gjatë luftës kishte shërbyer në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta kishte shërbyer si zyrtar policor në stacionin policor të Drenasit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika