Rexhaj i VV-së: Kryeprokurori Isufaj po shantazhon se këtë javë do arrestohet ministrja

Arbër Rexhaj, LVV
Arbër Rexhaj, LVV

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, po shantazhon me arrestimin e mundshëm të ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka thënë se “Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do të arrestohet ministrja””.

Sipas tij, kryeprokurori “ia bëka agjendën prokurorit të rastit”, duke i thënë atij që “ta marrë vetë këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë”.

“Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më 18 gusht, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit, e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika