Rishikimi i teksteve shkollore e rritja e buxhetit, MAShTI shfaq të arriturat

Për projektligjin për tekstet shkollore, që të mos shpërndahen sikurse viteve të kaluara, por paratë të kalohen në llogari të prindërve e më pas ata t’i blejnë vetë, Nagavci ka thënë se mundëson një reformë që do të sigurojë tekste cilësore, transparencë dhe llogaridhënie për këtë proces

Rishikimi i teksteve shkollore në aspektin përmbajtësor ka qenë një nga projektet e inicuara sivjet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministrja, Arbërie Nagavci, në konferencën e fundvitit ka thënë se deri më tani kanë përfunduar 38 tekste në dy profile dhe për nëntë vite të shkollimit.

“Në fazën e parë janë rishikuar 38 tekste nga gjuha shqipe dhe matematika, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Për fat të keq, akoma përmbajtjet mësimore ofrojnë një mësim të dekontekstualizuar dhe teorik, ato mbështeten në mësimin përmendësh, janë gjetur gabime drejtshkrimore, përkufizime konfuze dhe mungesë e qartësisë në ritmin e të nxënit”, ka thënë ajo.

Tutje, Nagavci ka folur edhe për buxhetin e arsimit për vitin e ardhshëm, duke theksuar se mbi 408 milionë euro përbëjnë shumën totale. Ndërkaq, sipas saj, buxheti për arsimin në komuna dhe arsimin e lartë është rritur përmbi 277 milionë euro.

“Kemi vazhduar edhe këtë vit me përkrahjen e nxënësve dhe studentëve tanë. Kemi ekzekutuar pagesat për të gjitha skemat e bursave, do të veçoj që i kemi 1882 studente vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në studimet e studimeve STEAM, secila kanë përfituar nga një mijë euro. 1647 janë studentë të nivelit Bachelor dhe Master në universitetet publike të Kosovës, të cilët kanë notën mesatare 9, kanë përfituar nga një një mijë euro bursa. 28 studentë me aftësi të kufizuara kanë përfituar, gjithashtu, nga një mijë euro. 58 studentë të komuniteteve RAE janë përfitues të bursave për studime”, ka thënë e para e arsimit.

Ajo ka bërë ditur se arsimi dual është zgjeruar me 8 profile të reja, ndërkaq ka folur edhe për studimet jashtë vendit.

“Edhe këtë vit kemi pranuar me kënaqësi informatën që po rritet numri i përfituesve nga Kosova në programin ‘Erasmus+”. Në thirrjen e këtij viti në fushën e arsimit të lartë, janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian 13 projekte me 27 institucione përfituese nga Kosova. Nga këto 13 projekte, 4 institucione të arsimit të lartë janë bartës të tyre”, ka thënë Nagavci.

Po ashtu, për projektligjin për tekstet shkollore që të mos shpërndahen sikurse viteve të kaluara, por paratë të kalohen në llogari të prindërve e më pas ata t’i blejnë vetë, Nagavci ka thënë se mundëson një reformë që do të sigurojë tekste cilësore, transparencë dhe llogaridhënie për këtë proces.

Nagavci ka paralajmëruar se në qershor të vitit të ardhshëm do të nisë testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë.

“Jemi në proces të udhëzuesit që do të bëjë realizimin dhe jemi në bashkëpunim me Shqipërinë, synimi është që nga qershori ta fillojmë testimin e mësimdhënësve për licencë të avancuar”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka folur edhe për rezultatet e testit PISA si dhe kërkesat që i janë drejtuar për dorëheqje pas rezultateve të dobëta që tregoi Kosova në këtë test.

“Unë kam parë reagime për testin Pisa, e të gjithë e dinë që problemet në arsim nuk mund të ndryshohen për 10 muaj … dorëheqja do të ishte puna më e lehtë, por angazhimi maksimal për të përmirësuar këtë situatë është më i vështirë”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka folur edhe për procesin e furnizimit me libra. “Jemi duke e bërë analizë financiare për koston që është shpenzuar por edhe duke bërë krahasime me shtete të tjera. Informatat këtë vit do të jenë të hershme, para verës do të ndahen informatat sesi do t’i furnizojmë me tekstet shkollore”, ka theksuar Nagavci.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika