Rizvanolli drejtuar opozitës: Argumentet tuaja do t’i çmontojmë për dy orë

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se themelimi i komisionit hetimor për energji është mundësi e mirë për qeverinë, për t’i sqaruar akuzat që u janë drejtuar atyre.

Duke iu referuar opozitës, e cila kishte thënë se nuk mjaftojnë 6 muaj hetim për një periudhë më shumë se dhjetë vjeçare, Rizvanolli ka thënë se pajtohet, ndërkaq, sipas saj, hetimi prej kohës kur Qeveria “Kurti 2” është në pushtet do të përfundonte për një ditë.

“Në emër të qeverisë nuk kemi asgjë për të fshehur, mirëpresim këtë mundësi që t’i sqarojmë shumë gënjeshtra e manipulime që i keni bërë. E kuptoj që nuk doni të hulumtohet çfarë keni bërë në të kaluarën. Mund t’ju them se sa i përket brengës tuaj se 6 muaj nuk mjaftojnë, ndoshta nuk mjaftojnë për 16 vjet, por sa i përket për qeverinë tonë ju siguroj se më shumë së një ditë nuk do të marrë, do t’ju çmontohen argumentet për dy orë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Asaj iu kundërpërgjigj deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili në mënyrë ironike ka thënë se i pranojnë akuzat për keqpërdorime, por ka kërkuar nga Rizvanolli sqarime në lidhje me subvencionet e qeverisë në sektorin energjetik

“Prita që po del edhe po na demanton me shifrat që ti dhamë. I pranojmë gjitha akuzat që na i dhe, s’është problem. Pse kemi importuar rrymë në sasi kaq të vogël dhe i kemi ndryshur fakturat, pse i kemi dhënë 125 milionë, dilni dhe na tregoni. Dilni jepni argumentet, unë ditë për ditë t’i jap ty, prej një janari deri sot, t’i jap datat e sakta”, ka deklaruar Tahiri

Në replikën e saj, ministrja e ekonomisë, iu drejtua Tahirit, duke i thënë se nëse ndihet fajtor për keqpërdorime, le t’i drejtohet prokurorisë.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika