Rizvanolli hesht për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka qëndruar e heshtur lidhur me shkarkimin e Evetar Zeqirit nga posti i kryeshefit ekzekutiv i KOSTT-it, pas dyshimeve për keqpërdorime dhe shkelje të mundshme ligjore.

Zeqiri u shkarkua më 24 prill nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, vetëm një ditë pasi u diskutuan publiksht në Debat Plus dyshime për kompani energjetike me aktivitete të dyshimta që kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.

Ekskluzive: Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri

“Nuk jap deklarata në rrugë”, ka thënë shkurt Rizvanolli.

Shkarkimi i Evetar Zeqirit: Ermal Panduri i shpalos dokumentet që u dorëzuan në Prokurori – këto janë dyshimet ndaj tij

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Prokurorinë Speciale, Zeqiri ka shkelur detyrat e tij financiare dhe ka ndërhyrë në aktivitetet e prokurimit. Gjithashtu, në dokumente thuhet se Zeqiri ka ndikuar në vendimmarrje të jashtëligjshme dhe nuk e ka informuar duhur bordin e drejtorëve, duke bërë që KOSTT të pësojë dëme financiare.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika