Rreziku i kancerit të ezofagut nga pijet e nxehta

Pjesa më e madhe e botës shijon një ose dy filxhanë çaj të nxehtë ose kafe çdo ditë, por a mund të na dëmtojë kjo pije e nxehtë? Disa studime të fundit kanë gjetur një lidhje mes pirjes shumë të nxehtë të pijeve dhe disa llojeve të kancerit

Ilustrim

Shumë njerëz e nisin ditën e tyre me një filxhan çaj. Por ata që e pinë shumë të nxehtë mund të rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut, sipas një studimi të ri.

Megjithatë, studime të tjera mjekësore tregojnë se vetëm pirja e çajit të nxehtë nuk do të shkaktojë kancer. Pirja e çajit shumë të nxehtë, e kombinuar me faktorë të tjerë rreziku, mund të rrisë shanset për të zhvilluar disa lloje kanceri.

Këto rreziqe përfshijnë:

-pirja e cigareve ose shisha (nargjile)

-pirja e alkoolit

-duhani përtypës

-dieta

-ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit

Kanceri i ezofagut (gurmazit), është lloji specifik i kancerit që lidhet me pirjen e çajit shumë të nxehtë.

Ilustrim

Ezofagu është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi. Muskujt rrethorë të quajtur muskujt e sfinkterit mbyllen dhe hapin të dy skajet, shkruan Healthline.

Kanceri i ezofagut ndodh kur qelizat në ezofag pësojnë ndryshime (mutacione) në ADN-në e tyre. Ndryshimet i bëjnë qelizat të rriten dhe të ndahen jashtë kontrollit. Qelizat anormale të akumuluara formojnë një tumor në ezofag që mund të rritet për të prekur strukturat e afërta dhe për t’u përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Studiuesit zbuluan se konsumuesit e çajit që donin që pija e tyre të ishte më e ngrohtë se 60 gradë Celsius (140 gradë Fahrenheit) dhe konsumonin më shumë se 700 ml çaj në ditë – rreth dy filxhanë të mëdhenj – kishin një rrezik 90% më të lartë të kancerit të ezofagut, krahasuar me ata që pinin më pak çaj dhe në temperatura më të ftohta.

Studimi vëzhgoi më shumë se 50 mijë njerëz në Golestan, një provincë në Iranin verilindor.

“Shumë njerëz pëlqejnë të pinë çaj, kafe ose pije të tjera të nxehta. Megjithatë, sipas raportit tonë, pirja e çajit shumë të nxehtë mund të rrisë rrezikun e kancerit të ezofagut dhe për këtë arsye është e këshillueshme që të prisni derisa pijet e nxehta të ftohen përpara se të pini”, ka thënë Dr. Farhad Islami, nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe autori kryesor i studimit.

Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur një lidhje midis pirjes së çajit të nxehtë dhe kancerit të ezofagut. Ky studim, i publikuar të mërkurën në International Journal of Cancer, ishte i pari që përcaktoi një temperaturë specifike, sipas autorëve.

Kanceri i ezofagut është kanceri i tetë më i zakonshëm në botë dhe shpesh është fatal, duke vrarë afërsisht 400,000 njerëz çdo vit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin. Zakonisht shkaktohet nga dëmtimet e përsëritura të ezofagut për shkak të tymit, alkoolit, refluksit të acidit dhe  lëngjeve të nxehta.

Si trajtohet kanceri i ezofagut?

Ashtu si llojet e tjera të kancerit, trajtimi varet nga faza në të cilën ndodhet kanceri i ezofagut. Mjeku mund të rekomandojë:

Operacion për heqjen e pjesës kanceroze të ezofagut. Nëse kanceri është përhapur më thellë në ezofag, mund t’ju duhet të hiqni një pjesë ose të gjithën.

Terapia me rrezatim me energji të lartë përdoren për të ndaluar qelizat e kancerit në ezofag. Rrezatimi mund të përdoret para ose pas operacionit.

Kimioterapia që është një lloj trajtimi medikamenti që përdoret për të hequr qafe kancerin. Ju mund të keni nevojë për kimioterapi së bashku me operacion ose rrezatim.

Për më tepër ,një ndryshim i stilit të jetesës, të tillë si lënia e duhanit, kufizimi i alkoolit dhe pritja qe pijet të ftohen para se t’i pini, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika