Rrustemi: Plani i ri i BE-së është zbatimi i marrëveshjes bazë

Adnan Rrustemi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se plani i ri i Bashkimit Evropian është zbatimi i marrëveshjes bazë.

Kështu ka bërë të ditur, Rrustemi për emisionin “Five” të RTV Dukagjinit.

Rrustemi ka thënë se kryeministri Kurti e ka pranuar marrëveshjen e Brukselit me 11 pika dhe se plani i ri është zbatimi i marrëveshjes bazë.

“Kurti ka pranuar marrëveshjen e Brukselit me 11 pika, ndërsa plani i ri i zbatimit të marrëveshjes bazë. Plani i ri është plan i ri i zbatimit të marrëveshjes bazë. Rrjedhojë e takimit të dështuar të takimit të 14 shtatorit. Ku e vetmja palë që kishte paraqitur një propozim për sekuencimit e marrëveshjes së Brukselit ishte Kosova. Dhe që natyrisht nuk pati pajtueshmëri mbi këtë plan e sekuencimit”, ka thënë Rrustemi.

Tutje, në takimin e Kryeministrit Kurti me pesëshen perëndimore, Rrustemi ka thënë se “kryeministri Kurti ka bërë edhe një herë të ditur gatishmërinë e tij jo vetëm për implementim të plotë, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe të aneksit të Ohrit, por ka shprehur gatishmëri për ta nënshkruar marrëveshjen bazë të Brukselit, aneksit të Ohrit dhe planin e ri, madje bashkë me draftin për pikën 7 të marrëveshjes bazë. Përsëri Serbia refuzon të nënshkruajë”.

Sipas Rrustemit, arsyeja kryesore e refuzimit të nënshkrimit të planit të ri të marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë është se marrëveshjet i pranon vetëm “në koncept, por jo në përmbajtje dhe do të implementojë ose zbatojë me kufizime”.

“‘Pranimi padyshim që nënkupton nënshkrim, e nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim’” është situate paradoksale. Refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar ndërlidhet qartëzi me deklarimet e saj që marrëveshjen me bazë të Brukselit bashkë me aneksin e Ohrit, i pranon vetëm në koncept, por jo në përmbajtje dhe do të implementojë ose zbatojë me kufizime. Ky është shpjegimi dhe arsyetimi mbrapa i refuzimit të Serbisë për ta nënshkruar. Nuk pajtohet me përmbajtje, sepse përmbajtja e marrëveshjes bazë nënkupton njohjen De Facto reciproke të njëra-tjetrës, në kuptimin e elementeve të përgjithshme të shtetësisë dhe Serbia refuzon ta vërë nënshkrimin. Dhe kalon në një faze tjetër, ku dërgon letra anësore në Bruksel”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa, sipas Rrustemit, “letra anësore e Serbisë përmbanë tri pika: se nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, se nuk do ta lejojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe nuk e njohin integritetin territorial të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika