Rusia paralajmëron për armë bërthamore, nëse Suedia dhe Finlanda hynë në NATO

Moska ka thënë se do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Detin Baltik nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë njëherësh ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, duke thënë se të gjitha forcat ushtarake në rajon do të forcoheshin nëse dy vendet nordike do t’i bashkoheshin aleancës së udhëhequr nga SHBA.

Paralajmërimi i Medvedev erdhi në kohën kur Suedia dhe Finlanda kanë paralajmëruar se janë më afër se kurrë më parë për t’iu bashkuar NATO-s.

Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO

Dimitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë

Medvedev theksoi se pranimi i tyre në aleancë do të dyfishonte edhe më shumë se kufirin tokësor të Rusisë, kështu duke forcuar mbrojtjen tokësore, ajrore dhe detare në rajon.

Kërcënimi i Medvedev është i fundit nga shumë rastet e goditjeve bërthamore nga Kremlini që synon të pengojë ndërhyrjen ushtarake perëndimore në emër të Ukrainës.

Megjithatë, ministri lituanez i mbrojtjes, Arvydas Anušauskas, pohoi të enjten se Rusia ka pas armë bërthamore të ruajtura në enklavën e saj Baltike të Kaliningradit. Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS) raportoi në vitin 2018 se bunkerët e ruajtjes së armëve bërthamore në Kaliningrad të Rusisë ishin përmirësuar.

Arvydas Anušauskas, ministri lituanez i mbrojtjes

Ai e ka përshkruar kërcënimin rus si çuditshëm sepse, armët bërthamore janë mbajtur gjithmonë në Kaliningrad.

“Ata mbajnë armë bërthamore, mjete transporti dhe kanë magazina në Kaliningrad,” ka thënë ai për Baltic News Service.

Rusia kufizohet me shtetet baltike të Estonisë dhe Letonisë, dhe enklava ruse e Kaliningradit është e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka thënë për The Guardian se janë të shqetësuar duke e marrë parasysh dëshpërimin e e mundshëm të presidentit të Rusisë dhe pengesat me të cilat janë përballur ushtarakuisht deri më tani, askush nga ne nuk duhet ta marrë jo seriozisht kërcënimin.

William Burns, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës- CIA

“Derisa ne kemi parë disa qëndrime retorike nga ana e Kremlinit, duke kaluar në nivele më të larta të alarmit bërthamor, deri më tani nuk kemi parë shumë prova praktike të llojit të dislokimeve apo dispozitave ushtarake që do të përforconi këtë shqetësim”, shtoi Burns.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, ka thënë se nëse Suedia dhe Finlanda bashkohen me NATO-n, Moska do të merrte masat e sigurisë dhe mbrojtjes, ato të cilat do t’i konsideronte të nevojshme, shkruan The Guardian, transmeton RTV Dukagjini.

Alexander Grushko, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë,

Në vitin 2018, FAS ka analizuar imazhet satelitore duke arritur në përfundim se rusët kishin kryer një rinovim të madh të asaj që ishte “një vend depozitimi aktiv i armëve bërthamore në rajonin e Kaliningradit”, shkruan The Guardian.

Analisti dhe eksperti ushtarak me bazë në Gjenevë, Paval Podvig, i cili tani drejton një projekt kërkimor mbi forcat ruse ka thënë për The Guardian se ekziston me të vërtet një vend depozitimi në Kaliningrad dhe aty do të ishin armët bërthamore.

Pavel Podvig, analist i pavarur me bazë në Gjenevë, ku ai drejton projektin e tij kërkimor, “Forcat Bërthamore Ruse”

Finlanda dhe Suedia janë në diskutim nëse duhet të braktisin dekada të mos angazhimit ushtarak dhe t’i bashkohen NATO-s, nga udhëheqësit e dy vendeve nordike që thonë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka ndryshuar plotësisht pamjen e sigurisë në Evropë.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë të mërkurën se Finlanda, e cila ndan një kufi 1 mijë e 300 km me Rusinë, dhe është në mendim të vendosë për një aplikim në NATO brenda javësh.

Sanna Mirella Marin, kryeministrja e Finlandës që nga s 10 Dhjetori 2019

Finlanda përgatit librin e bardhë që pritet të nisë diskutimet për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika