Sa kafe në ditë mund të pijë një person që vuan nga tensioni i lartë?

Konsumimi i kafesë brenda një dite kërkon kujdes, kjo për shkak se nëse konsumohet në masë të madhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme si çrregullime të veshkave, luhatje të diabetit dhe të tjera





Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër.

Për të arritur në këtë konkluzion, një studim Italian analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç.

Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh.

Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.

Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën.

Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut.

Sipas ekspertëve, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura.

Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme.

Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë.

Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë.

Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën.

Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij.

Sasia ditore e kafesë ka shumë rëndësi

Kafeja, sipas studiuesve, rrit rrezikun e fazës së parë të diabetit që i çel udhën plotësisht diabetit të tipit 2.

Kjo u vu re tek disa pjesëmarrës, duke përfshirë edhe rolin gjenetik dhe faktorë të tjerë si mbipesha.

Ekspertët inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj ushqimit, aktivitetit fizik dhe konsumit të kafesë.

Sipas tyre, një sasi e shëndetshme e kafesë për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë është më pak se 3 filxhanë në ditë.





Shija e redaktorit

Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit...

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të...

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar "fotografinë familjare" në ambientet e Hotel Marriott,...

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në samitin e BE-së...

Të martën e 6 dhjetorit, samiti në Tiranë do të jetë i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e...

Më të lexuarat

Rama polemikë me politikanin zviceran: Akuza për trafikim organesh është...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pasur një polemikë me politikanin zviceran Damien Cottier, i cili i tha kryeministrit të Shqipërisë, se fjalimi...

Publikohen 9 pikat e planit franko-gjerman

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet si një plan konkret për arritjen e një marrëveshjeje...

Bija e gruas së keqtrajtuar: Nuk kam fjalë ta shpreh...

Bija e gruas së moshuar e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është...

Të fundit nga rubrika