Sanksionet e reja kundër Rusisë mund të kenë për synim vajzat e Putinit

Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë mund të kenë për synim vajzat e presidnetit të Rusisë, Vladimir Putin.

BE-ja dhe SHBA-ja pritet të shpallin masa të mëtejshme kundër Rusisë, me raporte se sanksionet që synonin vajzat e presidentit Vladimir Putin, raporton “The Guardian“.

Pas fjalimit rrëshqethës të Vlodoymyr Zelenskyy, presidentit të Ukrainës, në OKB, diplomatët e Bashkimit Evropian po përgatiteshin të diskutonin një ndalim të qymyrit rus, ndërprerjen e transaksioneve me katër banka kryesore dhe ndalimin e shumë anijeve ruse nga portet e BE-së më vonë.

Listës së sanksioneve do mund t’i shtohen edhe antarët e familjes së ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin. Nuk është e qartë nëse këto sanksione, kundër Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, do të vijnë nga SHBA, BE apo të dyja.

Ndërkaq, tensionet në BE vazhdojnë të rriten. Lituania, një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës, tha se propozimet nuk ishin “në të vërtetë një përgjigje adekuate” ndaj tmerreve që po zbuloheshin në qytetet e Ukrainës, pas largimit të trupave ruse.

Pamje nga luftimet në Ukrainë

Të dielën, Lituania është bërë shteti i parë i BE-së që ka ndaluar importet e gazit rus.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian ka thënë që kompanitë e transportit rrugor ruse dhe bjelloruse do të ndalohen të hyjnë në BE. Planet e kryeqyteteve të BE-së ka të ngjarë të ndryshojnë masat para se të kërkojnë marrëveshje unanime.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se sanksionet evropiane do të përfshijnë qymyrin dhe naftën.

Nëse miratohen, masat do të ishin paketa e pestë e sanksioneve të BE-së që kur Vladimir Putin deklaroi se do të njihte republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore. Ndërsa katër raundet e para të sanksioneve të BE-së u ranë dakord relativisht shpejt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika