Sarrazin: Jemi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka konfirmuar se Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim për liberalizim të vizave dhe për Këshill të Evropës

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e tij në Kosovë ka bërë të ditur se shteti Gjerman është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas Sarrazin është qesharake që të gjithë fqinjët e Kosovës kanë liberalizim të vizave e shteti kosovar jo.

Ai konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, duke thënë se aty ku ka hapësirë dhe ku nevojitet vota e Gjermanisë, nuk do të mungojë.

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, po ashtu tha se Kosova është vendi i tij më i preferuar nga pesë shtetet tjera të Ballkanit.

“Shakaja ime e zakonshme që po e bëj është se në secilin vend që po shkoj po them se ai vend është i preferuari nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por disa njerëz thonë se është Kosova dhe kjo mund të jetë e vërtetë”, ka thënë ai.

Sarrazin, konfirmoi mbështetjen edhe për anëtarësimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës.

“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, deklaroi Sarrazin.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas takimit me Sarrazin tha se kanë biseduar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu për tema gjeopolitike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika