Scholz: ‘E arsyeshme’ të mbahen në punë centralet bërthamore në Gjermani

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka thënë se është 'e arsyshme’ të mbahen në punë centralet bërthamore të mbetura në Gjermani, shkaku i krizës energjetike

Kancelari gjerman Olaf Scholz

Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përpjekur që të kompensojë mungesat e energjisë që po vijnë si pasojë e reduktimeve të gazit nga ana e Rusisë.

Sa i përket kësaj, kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Gjermania duhet të mbajë në punë tri centralet bërthamore, pasi janë ekskluzivisht të rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike.

Zgjatja e jetëgjatësisë së termocentraleve ka shkaktuar një debat të ashpër në Gjermani, ku energjia bërthamore ka qenë prej kohësh e diskutueshme, pasi këto uzina atomike ishin paralajmëruar të mbylleshin më 31 dhjetor të këtij viti, shkruan Le Monde.

Çështja ka ndarë koalicionin qeverisës, me socialdemokratët e Scholz-it dhe të gjelbrit deri tani që janë skeptikë, dhe FDP që favorizon një zgjatje të tillë.

Ai, gjithashtu, akuzoi Rusinë për bllokimin e një turbine të nevojshme për të mbajtur gazin të rrjedhë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Evropë.

Gjermania, e cila është shumë e varur nga gazi rus, e ka cilësuar vendimin për të kufizuar furnizimet si një përgjigje “politike” mbi mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën.

Scholz tha se masa e Moskës për të kufizuar furnizimet dërgoi një “mesazh të vështirë” për botën duke krijuar dyshime mbi angazhimin e Rusisë ndaj marrëveshjeve të saj.

Gjithashtu, Gjermania tashmë ka bërë lëvizjet për të rifilluar termocentralet e qymyrit për t’u mbrojtur nga mungesa e energjisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika